Formimi i Asociacionit, analisti politik: Agjendën po na e cakton Serbia

Politika

Formimi i Asociacionit, analisti politik: Agjendën po na e cakton Serbia

Nga: A.SH Më: 15 tetor 2020 Në ora: 22:09
Avdullah Hoti, Mirosllav Lajçak, Aleksandër Vuçiç

Emisari Mirosllav Lajçak, gjatë vizitës në Kosovës ka thënë se, zbatimi i marrëveshjes për Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës duhet të bëhet menjëherë pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

E, në lidhje me këtë, analisti politik Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, deri sot janë bërë shumë gabime dhe shumë lëshime në lidhje me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se tash agjendën po na e cakton Serbia.

“Shumë gabime dhe shumë lëshime janë bërë deri më sot në bisedimet më Serbinë. U futëm në këtë maratonë pa kushte një kusht të vetëm, dhe tash agjendën e këtyre bisedimeve po na e cakton Serbia e Vuqiqit. Disa nga marrëveshjet e firmosura nga pala shqiptare, kanë marrë formën e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe vështirë është të mos zbatohen. Asociacioni i Komunave ms shumicë serbe, u nënshkrua në vitin 2013, dhe atëherë është dashur të mendohet së vjen edhe koha e implementimit”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, Mirosllav Lajçak me vizitën e tij në Kosovë, ju bëri me dije si Thaçit i cili më herët kishte deklaruar se edhe nuk takohet me të, për shkak të qëndrimeve të Lajçakut karshi Kosovës, edhe Hotit në anën tjetër, se nuk do të këtë marrëveshje gjithpërfishrëse pa u vendos në rend të ditës tema e Asociacionit.

“Zajednica” u pranua me disa kompetenca ekzekutive, jashtë Asociacionit të komunave shqiptare, që ishte gabim i madh, kur dihet se qfarë të drejtash kanë minoritet sipas planit të Ahtisarit. Tash kur ka ardhur koha e implemetimit ajo po kundërshtohet nga ata që vet e firmosën. Lidhur më temën e Asociacionit është shprehur edhe presidenti Thaqi i cili në dallim me deklarimet e mëhershme thotë, se Asociacioni si i tillë është në dëm të Kosovës, dhe sigurisht që është. Duket se një deklarim i tillë u ndikua edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili disa herë radhazi deklarojë së Asociacioni nuk është agjendë e bisedimeve. Këto dekarime që po plasohen në opinion u treguan si shumë të pamatura, pas vizitës që i bëri Kosovës, përfaqësusei i BE-së, në bisedime, Mirosllav Lajçak. Ky ju bëri me dije si Thaqit i cili më herët kishte deklaruar se edhe nuk takohet me të, për shkak të qëndrimeve të Lajçakut karshi Kosovës, edhe Hotit në anën tjetër, se nuk do të këtë marrëveshje gjithpërfishrëse pa u vendos në rend të ditës tema e Asociacionit. Ky qëndrim dualist i të dy krerëve tanë të shtetit, është i dëmshëm për opinion publik, kur dihet se edhe më parë kemi pasur ndryshime qëndrimesh e deklarimesh, si ajo e Demarkacionit”, shprehet Mulliqi.

Ai më tej, gabimet politike të bëra nga Grupi i Unitetit dhe në vazhdim nga përfaqësuesit tanë të shtetit në bisedimet maratonike, duket se do të janë tager i lartë dhe i dëmshëm që do të paguaj Kosova. Ai shton se, kërkesat pushtuese ndaj Kosovës, Serbia nuk mendon me i ndalë mirëpo që kjo praktikë anti-Kosovë duhet të ndalohet, nese mendojmë për shtetin e Kosovës dhe për tokat shqiptare.

“Gabimet politike të bëra nga Grupi i Unitetit dhe në vazhdim nga përfaqësuesit tanë të shtetit në bisedimet maratonike, duket se do të janë tager i lartë dhe i dëmshëm që do të paguaj Kosova. Edhe para udhëtimit në Uashington, Hoti disa herë kishte thënë se do të këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse, por nuk doli ashtu. Vuqiqi e heqi nga agjenda e bisedimeve pikën 10 të rendit të ditës, ku përfshihej kjo marërveshje. Edhe tash sikur po na përsëritet një situatë e tillë, por më duket mua është shumë më e rëndë se ajo e Uashingtonit, ku megjithatë pala jonë nuk doli shumë humbëse, duke pasur parasysh së bëhet fjalë për Amerikën mike, e jo Evropën e hileve historike karshi shqiptarëve. Serbia si duket është shmangur pak nga teza e shkëmbimeve territoriale, përmes Asociacionit, që gradualisht mendojnë të shndrrojnë në një Republikë Serbe të re në Kosovë. Serbia nuk mendon kurrë me i ndalë kërkesat pushtuese ndaj shqiptarëve në rajon. Kjo po i plason një nga një këto kërkesa, besa edhe të cilat deri më tash në mënyrë të pakuptueshme po i plotësohen e dihet së qfarë dhune me viktima njerëzore ka shkaktuar ky shtet mëerastin e shpërbërjës të ish-Jugosallvisë. Eksponeti i Sheshelit në pushtet, Vuqiqi, po na i dikton kushtet dhe agjendën e bisedimeve siq e thash edhe më lartë, thua se ne ishim agresori, e jo viktima. Kjo praktikë anti-Kosovë duhet të ndalohet, nese mendojmë për shtetin e Kosovës dhe për tokat shqiptare, të cilët historikisht na u grabitën nga fqinjët tanë grabitqarë serbosllav”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat