Asociacioni i Lajçakut sjellë destabilizim në Kosovë

Politika

Asociacioni i Lajçakut sjellë destabilizim në Kosovë

Nga: A.Z Më: 16 tetor 2020 Në ora: 15:36
Miroslav Lajçak

Një ditë më parë i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndryshe nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë se Kosova ka pranuar një Asociacion të bazuar nga Gjykata Kushtetuese, gjë që mund të themelohet vetëm në bazë të këtij vendimi.

"Kosova ka pranuar një Asociacion bazuar në verdiktin e Gjykatës Kshtetuese, kjo është punë e kryer, mund të themelohet vetëm në bazë të këtij vendimi. Pra, nuk do të ketë ndonjë Asociacion me kompetenca ekzekutive, se kjo do të ngjallte destabilzim në shtetin e Kosovës të shoqëruar edhe me manifestime të protestuarve dhe gjendja e sigurisë do të biente në zero, pra nuk mund të ketë një Asociacion antikushtetues", tha Burjani

Burjani theksoi se nuk duhet të këtë marrëveshje të re për asociacionin dhe as dialog të ri në këtë temë.

"Pala jonë duhet të jetë e qartë kështu si është tash, nuk do të ketë marrëveshje të re për asociacionin, as nuk duhet të ketë dialog të ri në këtë temë. Kosova duhet të kryej këtë punë nëse ka rezistenc të pakicës serbe të udhëhequr nga Beogradi, atëherë nuk do të ketë zbrasje më në këtë temë", shtoi ai

Sipas tij, duhet stimuluar politikisht serbët të themelojnë parti për t'i paraqitur kërkesat e tyrë në Kosovë.

"Shteti duhet të gjejë mekanizm integruesë të kësaj pakice të Kosovës. Me listën serbe kjo punë nuk bëhet, pra duhet stimuluar politkisht serbët të themelojn parti të tyre që paraqet interesat e tyre në Kosovë e jo nga Beogradi", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat