Kërcënimet e Listës Serbe drejt Qeverisë Hoti, paralajmëron profesori: Kështu mund të bie qeveria dhe të ndërprehet dialogu

Politika

Kërcënimet e Listës Serbe drejt Qeverisë Hoti, paralajmëron profesori: Kështu mund të bie qeveria dhe të ndërprehet dialogu

Nga: A.Morina Më: 16 tetor 2020 Në ora: 21:07
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk do ta mbështesë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel.

Dhe siç duket, kjo deklaratë e Hotit i pengoi shumë plitikanëve serbë në Kosovë të cilët reaguan menjëherë duke kërcënuar me largim nga Qeveria aktuale.

Më saktësisht, ishte Goran Rakiq, përfaqësuesi i Listës Serbe dhe aktualisht zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës i cili paralajmëroi largim nga koalicioni në raste se nuk përfillen kërkesat e tyre.

Duke marrë parasysh, se Qeveria Hoti u formua me ndihmën e votave të tyre, kjo edhe mund të shkaktoj destabilizim brenda kolicionit.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu në një bashkëbisedim më gazetën “Bota sot” deklaroi se Qeveria aktuale është Qeveri e minorancës. Ai shtoi se kjo qeveri varet e gjitha nga Lista Serbe.

Image
Mazllum Baraliu

“Kjo qeveri që nga fillimi ka qenë dhe ka mbetur ende qeveri e minorancës. Nga Lista Serbe varet gjithsesi, pasi ajo i ka rreth 10 deputetë”, deklaroi Baraliu.

Analisti tha se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi nuk është interes madhor i shtetit tonë.

Baraliu paralajmëroi se në rast të tërheqjes së Listës Serbe, atëherë bie Qeveria dhe ndërprehet dialogu me Serbinë.

“Nëse tash për tash nuk është interes madhor vazhdimi i bisedimeve, që realisht nuk është, atëherë me sygjerimin e Beogradit, Lista Serbe edhe mund të tërhiqet nga koalicioni.

Kështu, qeveria mund të bie dhe dialogu ne Bruksel shtyhet deri pas zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”, përfundoi Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat