Shkarkimet nga kryeministri Hoti, flet eksperti i sigurisë – ja e kujt ishte kërkesa për ta bërë këtë!

Politika

Shkarkimet nga kryeministri Hoti, flet eksperti i sigurisë – ja e kujt ishte kërkesa për ta bërë këtë!

Nga: G.B Më: 17 tetor 2020 Në ora: 14:41
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra dje drejtorin e Policisë së Kosovës, Raif Qalaj.

Shkarkimi i tij është bërë nga kryeministri, në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës.

Për këtë ka pasur reagime të shumta, derisa nga opozita ka pasur akuza se Qalaj është shkarkuar për shkak të arrestimit së fundmi të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova.

Image
Drizan Shala

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën "Bota sot" se për këtë shkarkim, Hoti ka aprovuar kërkesën e ministrit Veliu, në bazë të dhënave të raporteve zyrtare publike dhe gjetjen e shkeljeve.

"Në lidhje me shkarkimin e drejtorit të PK, sipas vlerësimit tim proceduralisht Kryeministri ka aprovuar kërkesën e Ministrit të MPB-së për shkarkim, bazuar në performancën e tij në ushtrimin e funksionit menaxherial që ka në bazë të ligjit mbi Policinë. Unë mendoj që bazuar në të dhënat e raporteve zyrtare publike (Raporti PK dhe IPK ) dhe gjetjen e një mori shkeljesh dhe administrim të gabuar në ushtrimin e funksionit të autorizimeve policore, mos marrja e vendimeve adekuate e cila ka reflektuar në performancën e organizatës së PK-së, ky veprim i shkarkimit është tejet legjitim edhe i pranueshëm", është shprehur ai.

Sipas Shalës, emërimi i ushtruesit të detyrës nuk ndikon në aspektin e sigurisë.

"Bazuar në veprimin e Kryeministrit që ka emëruar U.D, për pozitën e Drejtorit kjo në aspektin e sigurisë nuk do të reflektojë, ngase puna policore vazhdon pa u penguar nga ky ndryshim i shkarkimit", ka deklaruar Drizan Shala për "Bota sot".

Ndryshe, në përputhje me Ligjin për Policinë, kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat