Deklarata e Lajçak-ut për kushtetutën, Mulliqi: E pamatur dhe jo serioze

Politika

Deklarata e Lajçak-ut për kushtetutën, Mulliqi: E pamatur dhe jo serioze

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2020 Në ora: 14:53
Mirosllav Lajçak

Analisti politik, Skënder Mulliqi, ka komentuar vizitën e deklaratat e ndërmjetësit të BE-së në bisedime Kosove-Serbi, Mirosllav Lajçak, që i bëri  në këto dy shtete.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se Lajçak më duket si i pati dy paraqitje kontradiktore lidhur më Asociacionin.

“Ndërmjetësi në bisedime Kosove-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë vizitave që ia bëri Kosovës dhe Serbisë, foli për vazhdimin e bisedimeve  në kontest të Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe. Lajçak më duket si i pati dy paraqitje kontradiktore lidhur më Asociacionin. Në Prishtinë para udhëheqësve tanë të shtetit, Lajçak deklaroi së nuk mund të këtë bisedime pa temën e Asociacionit, kurse në Beograd shumë i ndryshojë qëndrimet,  sikur të ishte vet Vuqiçi, e jo së duhet të jetë  i paanshëm. Në foltore së bashku më presidentin serb, Vuçiq, Lajçak dukej sikur të ishte i dehur nga Shlivovica dhe ndonjë bukuroshe serbe, siç e kanë zanat këtë punë serbet, kur duan diçka të përfitojnë politikisht”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai deklaratën për ndërrimin e Kushtetues e ka quajtur një deklaratë jo serioze dhe Serbia nuk u kushtëzua në bisedimet për normalizim të marrëdhënieve.

“Ai në mënyre të pamatur dhe shumë pa serioze deklaroi së Kosova duhet të ndryshojë kushtetutën e saj, se ajo nuk është bibël, për Asociacionin famoz serb, që është presedan i llojit të vet. Askush nuk e ndryshon kushtetutën për minoritete, duke e vu  në rrezik serioz sovranitetin dhe territorialitetin e saj. Minoriteti serbë ka të drejta më shumë së çdo minoritet tjetër në botë, më planin e Ahtisarit. Pikërisht më këtë plan del në disa segmente edhe mbi shqiptarët, si popull shtetformues në Kosovë. Duke filluar nga Plani i Ahtisarit që ishte kompromis i dhembshëm për shqiptarët , duket së Serbia edhe mori krah në zhvillimet politike, në relacion më Kosovën. Kurrë deri më sot, Serbia nuk u kushtëzua në bisedimet për normalizim të marrëdhënieve. Madje, që ishte shumë e drejtë që ky shtet pa kërkuar falje për viktimat e luftës në Kosovë, mos të fillojnë asnjë lloj negociatash. Këtë gjë për çudi nuk e kërkojë pala jonë dhe as ndërkombëtaret. Kjo po tregohet tash pas shumë vitesh, së ka qenë gabim fatal i palës shqiptare. Evropës sikur nuk po i intereson së çfarë padrejtësish na janë bërë historikisht, duke i lënë trojet shqiptare të copëtuara nga fqinjët tanë grabitqarë serbosllav. Lajçak nëse kërkojë revidime kushtetuese nga Kosova, pse këtë gjë nuk e kërkojë së pari  nga Serbia, kur dihet se Kosova figuron si pjesë përbërëse e saj. Kosova e fitoj më luftë pavarësinë në vitin 1999, dhe këtë pavarësi klasa jonë e padijshme  politike, e ka pru në peshore në kushte të paqes!”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tëpër, ka potencuar se asnjëherë nuk është dashur të pranohen bisedimet më Serbinë e pa reformuar, nëse ajo së pari nuk e heq nga kushtetuta e saj Kosovën.

“Asnjëherë nuk është dashur të pranohen bisedimet më Serbinë e pa reformuar, nëse ajo së pari nuk e heq nga kushtetuta e saj Kosovën. Gjitha bisedimet pastaj, nënkuptohen së po zhvillohen për të drejtat e shqiptarëve në "Provincën serbe", siç e quajnë ata rregullisht Kosovën, e jo bisedime më një vend sovran. Më këtë logjikë shoviniste janë duke i zhvilluar bisedimet Serbia më Kosovën. Po të ishte ndryshe, nuk do të ishim kushtëzuar vazhdimisht nga ky shtet , por edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Mulliqi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive e  pranuan Thaçi dhe Mustafa, të cilët po shihet tash se sa ka qenë.

“Pastaj, Kosova është pranuar si shtet sovran në kufijtë e saj të njoftuar administrativ nga shtetet më më peshë në botë, dhe konformë ligjeve ndërkombëtare, të cilën gjë  e ka  vërtetuar edhe GJND-ja. Themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive e  pranuan Thaçi dhe Mustafa, të cilët po shihet tash se sa ka qenë gabim  i madh. U nënshkrua edhe marrëveshja  e dëmshme e demarkacionit më Mal të Zi, dhe Marrëveshja e Uashingtonit e fundit e firmosur nga Hoti, për Ujmanin që mund të ndërlidhet me Asociacionin! Ka ardhur situata që  krerët tanë të shtetit megjithatë do të duhej  të mos pranojnë më kurrfarë ultimatumesh, nga Lajçak e as nga Vuqiqi, por edhe as nga ndërkombëtaret hilegji në gjithë këtë mesele! Kjo praktikë e keqe duhet të përfundon nëse e duam sado pak shtetin dhe kombin tonë, që seriozisht janë  vu në rrezik”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat