Specialja ka edhe 7 ditë afat për të konfirmuar aktakuzat, analisti e ‘zbulon’ se çfarë do të ndodhë me Thaçin e Veselin

Politika

Specialja ka edhe 7 ditë afat për të konfirmuar aktakuzat, analisti e ‘zbulon’ se çfarë do të ndodhë me Thaçin e Veselin

Nga:  N.H Më: 17 tetor 2020 Në ora: 22:50
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër presidentit Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, që nga 24 prilli po pret të konfirmohet, ose të hidhet poshtë.

Për ta konfirmuar ose hedhur poshtë, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka afat edhe vetëm edhe 7 ditë.

Se a do të ndodhë konfirmimi i aktakuzave javën e ardhshme, analisti shprehet se nëse nuk do të ndodhë një gjë e tillë, pra konfirmimi i aktakuzave, Gjykata Speciale do të zhvlerësohej në esencë.

Mehmeti tregon se Specialja është krijuar mbi raportin e Dick Martyn, dhe kryepersonazhi i gjithë kësaj është kreu i shtetit të Kosovës.

“Çdo vendim tjetër, përveç konfirmimit të aktakuzës, do të ishte befasi. Për më tepër, edhe do të zhvlerësonte në esencë këtë Gjykatë, kur dihet se ajo është krijuar mbi raportin e Dick Martyt që ka si kryepersonazh, Hashim Thaçin”, shprehet Mehmeti.

Tutje, Mehmeti thekson se është shumë e mundshme që konfirmimi i aktakuzave për Thaçin e Veselin të ndodhë para datës 24 tetor të këtij viti.

“Andaj, s’ka sens të ndodhë ndryshe përveç konfirmimit të aktakuzës. Gjasat janë të mëdha që konfirmimi të bëhet para datës 24 tetor, ndryshe gjykata e diskrediton vetveten. Përveç konfirmimit nuk pres vendim tjetër”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se prokuroria Speciale në Hagë, më 24 qershor të këtij viti ngriti aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Prokuroria është duke pretenduar se kreu i shtetit dhe lideri i PDK-së, janë përgjegjës për krime lufte.

Në njoftimin nga Haga të publikuar muaj më parë u tha se një gjykatës i procedurës paraprake është duke e shqyrtuar aktakuzën dhe do të marrë vendim nëse do ta konfirmojë atë ose jo, pra nga ajo datë tashmë kanë mbetur vetëm edhe 7 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat