“Me fitoren e Biden-it shqiptarët do kenë rol më të madh në Ballkan”

Politika

“Me fitoren e Biden-it shqiptarët do kenë rol më të madh në Ballkan”

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2020 Në ora: 14:40
Joe Biden

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Partia Demokratike Joe Biden, ka lëshuar një deklaratë se çfarë do të bëjë më Kosovën.

Këtë deklaratë të Biden e ka komentuar për “Bota sot” analisiti politik, Faton Mehemti. Ai ka thënë se  Biden edhe një herë konfirmoi kujdesin që ka pasur dhe ka për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi.

“Biden edhe një herë konfirmoj dashurinë, kujdesin që ka pasur dhe ka për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. Natyrisht se z.Biden është ndër mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, me angazhimin e tij që nga vitet e 90-ta”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Mehmeti ka thënë se shqiptaret vetëm sa do e forcojnë akoma më shumë rolin e tyre në Ballkan, duke pasur mbështetjen e Biden, nëse zgjidhet president i SHBA

“Në planin e tij për Kosovën dhe Shqipërinë, shqiptaret vetëm sa do e forcojnë akoma më shumë rolin e tyre në Ballkan, duke pasur mbështetjen e z.Biden, nëse zgjidhet president i SHBA. Asnjëherë më parë, asnjë kandidat për president të SHBA, nuk ka pasur plan speciale për Kosovën dhe Shqipërinë, pra për shqiptarët në tërsi. Kjo konfirmon se Biden ka ligje speciale me shqiptarët, dhe me fitoren e tij edhe shqiptarët do kenë rol më të madh në rajon”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat