Joe Biden do ta forconte pozicionin e Kosovës karshi Serbisë

Politika

Joe Biden do ta forconte pozicionin e Kosovës karshi Serbisë

Nga: D.RR Më: 18 tetor 2020 Në ora: 21:05
Joe Biden

Kandidati për president të SHBA-ve nga radhët e demokratëve, Joe Biden, përmes komitetit shqiptaro-amerikan ka dërguar një letër ku iu drejtohet shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Biden në një pike thotë se Pavarësia e Kosovës, është e pakthyeshme, teksa do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë, dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit. Këtu, përmenden edhe vëllezërit Bytyqi.

Analisti politik, Krenar Shala, në një prononcim prë gazetën “Bota sot” thotë se zgjedhja e Joe Biden si president i Amerikës, do të ishte e mirëseardhur për vendin tonë.

Image
Krenar Shala

Shala përmend edhe karrierën politike të Biden, ku thekson ndihmën e tij të vazhdueshme për Kosovën dhe mendon se ardhja e tij në krye të Amerikës, do ta forconte pozicionin e Kosovës karshi Serbisë.

“Mendoj që duke e patur parasysh karrierën politike të Joe Biden e ndërlidhur me ndihmën që ia ka bërë atëherë Kosovës dhe duke e patur parasysh sentimentin e tij politik sa i përket shqiptarëve, mendoj që zgjedhja e tij si President do të ishte e mirëseardhur edhe pse dyshoj që politika e jashtme amerikane do të ndryshonte shumë. Joe Biden do ta koordinonte më mirë politikën e jashtme me shtetet e Evropës dhe kjo do ta na shërbente ne për forcimin e pozicionit negociator karshi Serbisë”, tha Shala.

Ai tutje mendon se në raportet SHBA-Kosovë, do të ketë ndikim gjithmonë edhe qeverisja në Kosovë, kushdo që të jetë ajo.

“Megjithatë, më shumë e rëndësishme se kush do të jetë në krye të Shtëpisë së Parë, është që Kosova ta ketë një qeverisje të mirë. Sa më shumë energji në qeverisjen e mirë, aq më shumë i rriten mundësitë edhe shteteve që e pëkrahin Kosovën që ta mbështesin edhe më shumë”, u shpreh Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat