Ndryshimi i Kushtetutës, skandal diplomatik

Politika

Ndryshimi i Kushtetutës, skandal diplomatik

Nga: A.SH Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:23
Mirosllav Lajçak

Emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak në një deklaratë të tij ka thënë se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës sa i përket formimit të Asociacionit.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani në një prononcim për “Bota sot”, ka kometuar deklaratën e Mirosllav Lajçak, duke thënë se deklarata e tij është një skandal i madh dhe kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës

“Është ndërhyrje në një shtet të pavarur, Kushtetuta është vullnet i popullit e jo i politikanëve të llojllojshëm, ky është një skandal më i madh diplomatik deri më tash i një zyrtari të BE, është e pa pranushme e rrezikshme si dhe thirrje për ndryshim të vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Burjani.

Image
Blerim Burjani

 

Sipas tij kjo nuk është befasuese sepse të gjithë kemi reaguar kur është zgjedhur si ndërmjetësues i BE-së, duke e ditur që është kundër Kosovës.

“Kjo nuk është e befasishme çfarë ka thënë ai, se ne të gjithë kemi reaguar kur është caktuar ndërmjetësues i BE një njeri që ishte kundër Kosovës dhe pavarësisë dhe nuk vjen nga një shtet neutral siç do të duhej të vinte për shkak se shteti nga vjen ai nuk e njeh Kosovën, tash heshtja e qeverisë i bën dëm Kosovës rreth kësaj deklaratë të pa pranueshme, është dashur të reagoj edhe MPJ e Kosova fatkeqsisht ka ministër të MPJ që i është falë posti nga Ramushi që është jo serioz për shtetin, ai me këtë i ka bërë dëm shtetit e Kosovës, qyetarëve të saj”, thotë Burjani.

Ai pas këtij skandali bën thirrje që të lirohet nga detyra diplomatike.

“Lajçak duhet të lirohet prej kësaj detyre nga BE pas këtij skandali të madh diplomatik”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat