Haziri: Ja si duhet të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

Politika

Haziri: Ja si duhet të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

Nga: D.B. Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:46
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

Brukseli vlerëson se deklarata e përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për ndryshimet e nevojshme kushtetuese është keqinterpretuar. Deklarata e Lajcak ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, kryesisht kundër çdo mundësie për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës. Kur bëhet fjalë tek Asociacioni, brenga kryesore është te kompetencat të këtij organi.

Analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë për gazetën “Bota sot” se reagimi nga Brukseli për deklaratën e emisarit të saj për dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçakut i cili tha se “Kushtetuta nuk është bibël”, gjoja si keqinterpretim i kësaj deklarate , është një reagim i vakët që shpërfaqë paaftësinë e Brukselit për të qenë një ndërmjetës i pa anshëm në këtë proces.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, vënia e paraleleve në mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket ndryshimit të Kushtetutave, është po ashtu e papranueshme për Kosovën, pasi në preambulën e Kushtetutës së Kosovës nuk ka kurrfarë tendence për aneksim apo mbajtje të ndonjë pjesë të ndonjë shtetit tjetër, jashtë deklaratës për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt.

“Ndërsa Serbia vazhdon ta ketë Kosovën në preambulën e saj si pjesë të territorit të saj edhe pas më shumë se dy dekada, kur Serbia u detyrua të kapitulloj në Kosovë dhe 12 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Andaj çdo nxjerrje e paraleleve në këtë kontekst për shkak të formimit të ASK-së, do të minoj procesin e dialogut Kosovë- Serbi. Në anën tjetër Kosova duhet të tregoj gatishmëri për formimin e ASK-së në bazë të kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe AKS-ja duhet të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse e cila do ta përmbajë edhe njohjen reciproke në mes dy shteteve”, ka thënë analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat