Ramush, sa po shitet ari i tokës???

Politika

Ramush, sa po shitet ari i tokës???

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 tetor 2020 Në ora: 17:18
Ramush Haradinaj

3 euro e 75 cent arin, s’kishte si të jetë më i leverdishëm çmimi pëe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, i cili bleu 2000 hektarë tokësh në vitin 2009.

Nëse krahasojmë me disa që kanë blerë tokë edhe 1 euro arin, Ramushi mund të ndjehet se e ka blerë “ shtrenjtë”. E gjithë kjo kasaphane që ka ndodhur me tokën e Kosovës doli së fundi në publik, me emra të shumë politikanëve, të cilët kanë bërë biznes me tokë.

Duket se afera “toka” ku ishte përfshirë Azem Syla nuk është rasti i vetëm, me Ramushin që asnjëherë nuk e ka treguar tregtinë me tokë, për ironi i njëjti njeri bënte avokatin e tokës në Kosovës me rastin e demarkacionit me Malin e Zi.

Por shpejt i ra maska, me qëllimin e tij të vetëm për të ardhur në pushte. Derisa Çakorrin e përdori për të ardhur në pushtet, tokën që e bleu me 3.75 euro arin e bëri për tu pasuruar, në te dyja rastet është interesi për famë dhe para.

Prej se doli në media ky “skandal” Ramushi nuk foli, e ka mendjen për tu bëre president, edhe pse e di se më askush nuk i beson. Edhe qytetarët e Kosovën nuk protestojnë, megjithatë qytetari nuk mashtrohet kollaj, kur e humb besimin tek dikush është shumë e vështirë më të kthesh atë besim.

Prandaj, rënia e AAK është e pashmangshme, për shumë arsyeje, ndër ato edhe të vërtetat tronditëse që po dalin në pah për kreun e kësaj partie. Po del që për Ramushin çdo gjë shitet dhe blihet, edhe mbrojta nga ana e tij për territorin e Kosovës ka një çmim.

Për dike që është tregtar, apo si i kanë quajtur me herët tux

har, çdo mall shitet dhe blihet. Këta që erdhën nga mali me emblemën e çlirimtarëve, Kosovën e trajtuan si pronë të shkretë, aty ku çdo gjë shitet dhe blihet.

Blej tokë 1 deri në 3 euro arin dhe shitet me mbi 5 mijë deri 15 mijë euro arin., me të drejtën ekskluzive që këtë ta bëjnë vetëm politikanët, derisa qytetarët e rëndomtë s’janë përfillur fare. Edhe më i varfëri në Kosovë do e blinte tokën me çmim qesharak, por jo, ata trajtohen si persona të dorën së dytë, politikanët janë ata që e blejnë me çmim qesharak, dhe e shesin me çmim të shtrenjtë, pikërisht atyre qytetarëve që me kredia mezi mbulojnë pagesën e tokës, për ta ndërtuar një shtëpi sa për ta futur kokën.

Kjo është Kosova, me politikanë si Ramushi, që iu kanë vra ëndrrat qytetarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat