Mesazhi i Lajçakut me dykuptimësi, ja si e zbërthen analisti

Politika

Mesazhi i Lajçakut me dykuptimësi, ja si e zbërthen analisti

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:37
Miroslav Lajçak

Ditë më parë emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, për formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe në Kosovë, ka kërkuar që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur shumë reagime nga politika vendase, duke kundërshtuar një gjë të tillë.

Analisti politik, Leon Duhanaj, për “Bota sot” ka komentuar deklaratat e Mirosllav Lajçak, ka thënë se dhënia e mesazheve që lënë dykuptimësi, nuk i shërbejnë synimit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Deklaratat e z. Lajçak, për mendimin tim do duhej të kuptoheshin nga konteksti i vendit se ku janë lëshuar ato. Unë mendoj që deklarata e tij ka dhënë një mesazh se në bisedimet e tij me z. Vuçiq, temë e bisedës të ketë qenë edhe ndryshimi kushtetues në Serbi, përkatësisht njohja e Kosovës. Natyrisht që përgjithësimi në ketë rast nuk është i mirë dhe, dhënia e mesazheve që lënë dykuptimësi, nuk i shërbejnë synimit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, thotë Duhanaj.

Mirëpo ai sheh edhe pozitivitet në këtë deklaratë duke thënë se ajo duhet të kuptohet edhe si mesazh për Kosovën, nga i cili mund të lexohet synimi për ide të kompromiseve të mëtejshme

“Në anën tjetër, deklarata e tij, duhet të kuptohet edhe si mesazh për Kosovën, nga i cili mund të lexohet synimi për ide të kompromiseve të mëtejshme. Për mendimin tim, nëse Kosova është e detyruar të bëjë kompromise të vazhdueshme, atëherë duhet të analizohet rezultati final i tyre. Kosova, është pavarësuar si bazë e kompromisit, të cilin shqiptarët e pranuan në këmbim të bashkimit me Shqipërinë. Pra, ishin parimet e Grupit të Kontaktit, që Kosova të mos ketë të drejtë bashkimi as me Serbinë, as me Shqipërinë, por me miqësi e fqinjësi të mirë. Mbi këto premisa, Kosova u projektua si një shtet qytetarë, ku edhe përkundër faktit se shqiptarët përbënin mbi 90% të popullsisë, pranuan të kenë të barabartë madje minoritetin serb ta trajtojnë me privilegje të shtuara”, shprehet Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Ai thotë se, nga pala shqiptare kërkohet unitet dhe analizë e plotë e opsioneve duke dalur me strategji të përbashkëta kombëtare, deri në zgjedhjen më të mirë.

“Prandaj, në këto momente të rëndësishme dhe delikate për vendin, nga pala shqiptare kërkohet unitet dhe analizë e plotë e opsioneve duke dalur me strategji të përbashkëta kombëtare, deri në zgjedhjen më të mirë! Nuk duhet harruar një fakt, se shqiptarët filluan luftën në kushte okupimi, me qëllimin me të lartë dhe, edhe përkundër faktit që ishin në disbalancë të plotë mes forcash, ja dolën ta fitojnë lirinë. Tani, kjo liri, nuk guxon të tjetërsohet dhe të na kthehet ne kurth të ri, prandaj duhet të bëhemi shumë më serioz dhe të përballemi me situatën të bashkuar kolektivisht”, ka deklaruar Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat