Çfarë do të thotë mesazhi i Biden për Kosovën?

Politika

Çfarë do të thotë mesazhi i Biden për Kosovën?

Nga: M.H Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:19
Joe Biden

Para disa ditëve kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përmes një deklarate u është drejtuar shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri. Në letrën e dërguar nga komiteti shqiptaro-amerikan, thuhet gjithashtu se Bideni do të mbështesë dënimin e krimeve në Kosovë, dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit.

Këtu, përmenden edhe vëllezërit Bytyqi. Bideni, në këtë deklaratë, thotë se duhet të anulohet qasja e Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke rivendosur drejtësinë dhe barazinë në marrëdhëniet mes tyre.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, thuhet në deklaratën e Bidenit.

Në lidhje me këtë temë analisti politike, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që adresimi i Biden për shqiptarët vjen nga mbështetja që ka ai për çështjen e shqiptarëve në Ballkan. Gjithashtu një garancion se fitoren e tij shqiptarët janë më të faktorizuar në Ballkan.

“Adresimi i z. Biden për Kosovën, Shqipërisë dhe në përgjithësi ndaj shqiptarëve, është vazhdimësi e politikës së z. Biden pro shqiptarëve, mbështetjen e tij të pakursyer ndaj çështjes shqiptare në Ballkan. Kjo letër e kandidatit për president, i cili ka shumë mundësi edhe të zgjidhet president, tregon edhe një herë mbështetjen e z. Biden, dhe një garancion se me fitoren e tij në zgjedhjet në SHBA shqiptarët do të jenë më të faktorizuar në Ballkan, dhe se realizimi i aspiratave të tyre do të bëhen realitet”, u shpreh Mehmeti.

Më tej, analisti thotë që shqiptarët me Biden do të forcohen akoma më shumë karshi lobit serbo-rus për këtë arsye edhe ata nuk dëshirojnë që fituesi të jetë Biden.

Image
Faton Mehmeti

Ndër të tjera, Mehmeti përmend edhe thirrjen e Kurtit për ta votuar Biden duke e parë të paarsyeshme sepse sipas tij shqiptarët nuk duhet të mbajnë anë kur në pyetje është SHBA.

“Shqiptarët me z. Biden në krye të SHBA do forcohen akoma më shumë, karshi lobit serbo-rus, të cilët janë të tmerruar nga mundësia e fitores së z. Biden. Letra e z. Kurti është e gabueshme, pasi shqiptarët duhet të mos mbajnë ana, kur dihet se mbi çdo person, shqiptarët janë përkrah SHBA-së, pavarësisht se kush zgjidhet. Nuk e kemi luksin të zgjedhim kush na pëlqen e kush jo, mbi të gjitha është SHBA ajo që duhet të na interesoj”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat