Krasniqi: Kosova duhet të ndryshoj kushtetutën vetëm në këtë rast

Politika

Krasniqi: Kosova duhet të ndryshoj kushtetutën vetëm në këtë rast

Nga: A.M. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 21:58
Kushtetuta

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai deklaratën për ndryshmin e Kushtueses e ka quajtur të pamatur dhe shkelje sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Deklarata e përfaqësuesit të BE-së z. Lajçak së duhet të bëhet ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës është deklaratë e pa kuptimta e që ka pas edhe nga BE-ja që as vetë së kanë besuar së nga përfaqësuesi i tyre ka dalë një deklaratë e tillë. Kjo deklaratë është shkelje sovranitetit të Republikës së Kosovës pasi që ai ndryshim është kërkuar për themelimin e Asociacionit, e që çdo ndryshim  që kërkohet mund të bosnizojë republikën tonë, të pasi që asociacioni po kërkohet më kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi është shprehur se Kosova duhet të bëjë ndryshimin e kushtetues vetëm në rastin ku të gjithë qytetarët duhet të trajtohen njëjtë.

“Serbia e ka obligim ndryshimin e Kushtetutës për t'a larguar Kosovën nga kushtetuta e saj edhe ne duhet t'a ndryshojmë tonën për t'i trajtuar për t'i trajtuar të gjithë qytetarët e barabartë duke ju hequr të drejtën e vetos minoritetit serbë, e të na kushtëzojnë në çdo proces të rëndësishme për vendin tonë, në të kundërtën shteti do të bëhet jo funksional!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat