“Kosova nuk duhet të flasë e as të përmend çështjet e kushtetutës”

Politika

“Kosova nuk duhet të flasë e as të përmend çështjet e kushtetutës”

Nga: A.M. Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:52
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politik, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se Kosova nuk duhet të flasë e as të përmend çështjet e kushtetutës.

“Këto janë negociata teknike sipas BE, e cila nuk ka mandat tjetër për të lehtësuar dialogun, Kosova duhet të insistoj për negocim teknik ku duhet të përfshihet çështja e njohjes teknike të kufirit reciprok, pastaj Kosova nuk duhet të flasë e as të përmend çështjet e kushtetutës“, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka thënë se Kosova duhet larguar plotësisht dialogun politik për territore.

“Kosova duhet të ketë një dokument teknik të shkurtër për negocimi duhet larguar plotësisht dialogun politik për territore.

Kosova thjesht duhet të veproj në përputhje me mandatin teknik që ka BE”, ka theksuar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat