Gjykata Speciale nuk zhbëhet, Thaçi tentoi por nuk ia doli, ja pse?

Politika

Gjykata Speciale nuk zhbëhet, Thaçi tentoi por nuk ia doli, ja pse?

Nga: A.Z Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:42
Hashim Thaçi

Gjykata Speciale ka vetëm edhe 2 ditë që të konfirmojë ose të hedhë poshtë aktakuzat për krimet lufte ndaj presidentit, Hashim Thaçi. Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializua propozimet e presidentit Thaçi për ndryshime kushtetuese rreth mandatit të Gjykatës Speciale, kanë për qëllim zhbërjen apo zhvleftësimin e Prokurorisë së Specializuar.

“Në fund të muajit gusht, presidenti Thaçi me anë të një letre i kërkoi parlamentit të Kosovës që të amendamentojë nenin 162 të Kushtetutës, në bazë të të cilit është themeluar Gjykata Speciale. Presidenti kërkon ndryshimin e pikës 13 të këtij neni të Kushtetutës, në të cilin thuhet se mandati i gjykatës "do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare” dhe kërkon që të përcaktohet se mandati "do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Lidhur me këtë ka pasur reagime edhe nga disa njohës të çështjeve politike, njëri ndër ta edhe Leon Duhanaj i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ideja për themelimin e Gjykatës Speciale që nga fillim ishte politike nga faktorët ndërkombëtar, edhe po të pyetej Thaçi nuk do e themelonte këtë gjykatë, por sipas Duhanaj ai nuk kishte rrugë tjetër.

“Çështja e Gjykatës Speciale, tani më është shndërruar arenë luftërash politike dhe diplomatike dhe, ka një histori të tillë. Që në fillim, ideja për themelimin e saj ishte politike dhe si pasojë edhe zgjedhja e Kosovës ishte e pavullnetshme, pra e imponuar nga faktori ndërkombëtar, i cili kishte kërcënuar se do ta themelojnë me, apo pa vullnetin e Kosovës. Edhe Presidenti Thaçi po të pyetej, nuk do ta themelonte ketë gjykatë, por nuk kishte rrugë tjetër. Tani, se ai ka patur interes dhe ka bërë përpjekje për ta zhbërë ketë Gjykatë, kjo nuk është fshehtësi, por që nuk ja doli”, deklaroi Duhanaj.

Më tej theksoi se kjo Gjykatë nuk ka mundësi të zhbëhet , nëse e luftojmë vazhdimisht Gjykatën , japim sinjale që kemi çfarë të fshehim e cila nuk do i shërbejë as të akuzuarve dhe as imazhit të UÇK-së.

“Gjykata Speciale tashme është kategori kushtetuese dhe nuk ka mundësi të zhbëhet. Edhe nëse Presidenti, apo kushdo qoftë, të bëj përpjekje ta zhbëj, nuk do ja dalë. Madje ne si shqiptarë, viktimat reale të luftës, shumë me nderë do t'i bënim vetës nëse do ta mbështetnim ketë proces në të cilin besojmë që do të dalim të pafajshëm dhe, nëse e luftojmë vazhdimisht Gjykatën, japim sinjale që kemi çfarë të fshehim dhe, kjo nuk u shërben as të akuzuarve, e as imazhit të UÇK-së, as Kosovës!”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat