“Avullimi” i 2 milionë eurove, Mulliqi: Legalizohet e keqja

Politika

“Avullimi” i 2 milionë eurove, Mulliqi: Legalizohet e keqja

Nga: A.M. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:08
Ilustrim

Analisti politikë, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Ai ka thënë se këso veprash makabre nuk bëhet shteti ligjor e demokratik dhe as nuk krijohet mirëqenia e përgjithshme.

“Se Kosova nuk është duke funksionuar mirë si shtet, nuk ka fije dyshimi. Në atë vend ku nuk sundon si duhet rendi dhe ligji, nuk mund të thuhet se kemi shtet në kuptimin e plotë të fjalës. Po avullohen me miliona  euro, dhe pak kemi te dënuar për vepra të tilla. Me këso veprash makabre  nuk bëhet shteti ligjor e demokratik, dhe as nuk krijohet mirëqenia e përgjithshme. Sigurisht së populli i Kosovës nuk e ka merituar një tretman kaq të dobët. Nuk e kanë merituar të jetojnë kaq keq”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mulliqi ka komentuar edhe situatën politike në vend, ku ka kritikuar pushtetarët dhe deputetë e Kuvendit të Kosovës.

“Shumë kush është bërë milionerë  brenda natës, dhe në anën tjetër na është krijuar një armatë e tërë e atyre që po jetojnë keq. Të rinjtë po ikin nga pa perspektiva për të jetuar në Kosovë. Po cenohen kështu edhe temat e interesit nacional. Kuvendarët po i ngritin gishtat lartë në Kuvend  për marrëveshje të dëmshme.

Marrëveshje të cilat bien ndesh më kushtetutën e vendit, si ajo e vitit 2013 dhe 2015 për Asociacionin e Komunave Serbe, me kompetenca ekzekutive. Ata që e nënshkruan dhe ata deputetë që e votuan në kuvend duhet të ndihen keq, poashtu siç e nënshkruan edhe e votuan Demarkacionin. U votua pa u menduar mire edhe Gjykata Speciale. Shumë çka deri më sot, pa asnjë logjikë shkojë në favor të Serbisë , e në dëm  të Kosovës. Serbia ka nënshkruar marrëveshje por nuk i ka implementuar. A mos është bërë mjaftë më koncesione politike, në dëm të interesit të Kosovës dhe interesit nacional?”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Në fund, Mulliqi ka theksuar se vjedhja në Thesarin e Shtetit është treguesi së në ketë vend se po legalizohet e keqja.

 Hajnia e fundit në Thesarin e Shtetit, e dy milion eurove është treguesi së në ketë vend se po legalizohet e keqja. Ky koalicion qeverisës nëse e merre kurajën  për ta mposht krimin dhe  korrupsionin, sigurisht së secili prej nesh do ti përshëndeste dhe do tu gëzohej punëve të mira. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se nuk ka opsion tjetër "pos luftimit të hajnive". Te shpresojmë që këtë nisme ta dërgojë deri në fund”, ka përfunduar Mulliqai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat