Smaka: Kërkesa për formimin e Asociacionit në Kosovë, është në kundërshtim me Kushtetutën

Politika

Smaka: Kërkesa për formimin e Asociacionit në Kosovë, është në kundërshtim me Kushtetutën

Nga: D.B. Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:18
Foto Ilustrim

Klasa politike aktuale në Kosovë, do të duhej të ishte në platformë unike për referimin e idesë dhe konceptit për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, veçanërisht jo të Asociacionit me funksione ekzekutive.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se kërkesa aktuale për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është e kundërshtim me Kushtetutën.

Image
Riza Smaka

“Kjo është e paarsyeshme , nga se, në Kosovë, ekziston Asociacioni i komunave të Kosovës. Për sa janë komunat me shumicë shqiptare e të tjerë në Kosovë, aq janë dhe duhet të jenë edhe komunat me shumicë serbe në Kosovë, anëtare të Asociacionit të komunave të Kosovës. Pra , sikundër komunat tjera në Kosovë edhe komunat me shumicë serbe në Kosovë janë komuna të Republikës së Kosovës dhe si të tilla do të duhej të anëtarësoheshin në Asociacionin e komunave të Kosovës dhe në të t’i realizonin autorizimet e caktuara të tyre”, ka thënë profesor Smaka.

Ai konsideron se formimi eventual i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë , krahas Asociacionit ekzistues të komunave të Kosovës do të trazonte dhe do të sfidonte seriozisht natyrën dhe karakterin e shtetit unik të Kosovës.

“E them këtë pasi një veprim i tillë do t’i dyfishonte asociacionet e komunave duke shkaktuar harxhime të pajustifikuara të mjeteve buxhetore madje duke mos ofruar asnjë shërbim publik qe aktualisht nuk do të mund të realizohej në komunat ekzistuese si dhe serbët kosovarë në vend të integrimit në shoqërinë politike dhe në institucionet e vendit , në masë të konsideruar do t’i getoizonte në kundërshtim të plotë me karakterin e Republikës së Kosovës si shtet qytetarë”, ka njohësi i çështjeve juridike thënë profesor Riza Smaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat