Ministri gjerman flet për “Bota sot”, jep lajmin e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Politika

Ministri gjerman flet për “Bota sot”, jep lajmin e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 22 tetor 2020 Në ora: 17:31
Ministri gjerman për Çështje Evropiane Michael Roth

Ministri gjerman për Çështje Evropiane Michael Roth, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka konfirmuar se Gjermania është duke punuar shumë, që të sjellë sukses në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Roth ka konfirmuar në një prononcim për gazetën “Bota sot”, se ka progres në këtë çështje.

“Është një punë e vazhdueshme në progres dhe Presidenca gjermane e Këshillit të BE-së po punon shumë për sukseset e mëtejshme në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar ministri Roth në një përgjigje me shkrim për “Bota sot”.

Roth që në fillim të janarit, pas marrjes së Presidencës së BE-së nga Gjermania, kishte deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai ishte zotuar se Gjermania do të lobonte fuqishëm për Kosovën.

“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj, duhet të jepet dritë jeshile për qytetarët e Kosovës. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, kishte shkruar Michael Roth në “Twitter”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat