Vjen mbështetja e fuqishme për Avdullah Hotin, ‘goditje’ e rëndë për Thaçin dhe Kurtin

Politika

Vjen mbështetja e fuqishme për Avdullah Hotin, ‘goditje’ e rëndë për Thaçin dhe Kurtin

Nga: P.R Më: 22 tetor 2020 Në ora: 20:18
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike të Kosovës kanë dështuar që shumë rezoluta të propozuara nga ata, t’i marrin votat e mjaftueshme që të miratohen.

Sipas analistëve politikë, opozita e tanishme ani pse e fortë në numra, në veprime po tregohet e dobët karshi Qeverisë Hoti.

Sipas publicistit dhe analisti, Rexhep Shahu, Vetëvendosje dhe PDK po tregohen të pandershme me veprimet e tyre.

“Nuk mendoj të them se rezolutat kane dështuar se kryeministri Hoti është i fortë apo opozita është e dobët, por do të thoja se kryeministri Hoti po shfaqet i ndershëm në gjithë rrethanat dhe opozita sidomos VV, por dhe PDK po shfaqen të pandershëm. Duke kërkuar mëkatet të qeverisë Hoti, VV dhe PDK hasin në mëkatet e tyre”, thotë analsiti Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Më tej, Shahu thotë se Hoti po qeverisë me letra të hapura, e jo me propagandë ashtu siç bënte Kurti.

“Hoti po qeveris nuk po bën propagandë, po bën punë e jo fjalë si Albini që bënte fjalë e jo punë, tregonte muskuj por nuk dilte në ring apo si dhe PDK e Hashimit që kishte agjendë tjetër. Hoti po punon me letra të hapura, me agjendë publike. Edhe pse bëjnë rezoluta kundër Hotit, kanë frikë ta rrëzojnë qeverinë Hoti se po e shohin se po punon mirë me përjashtim të mendimit të Albinit sipas të cilit veç ai punon mirë dhe veç ai e do Kosovën, por kur është në zyrën e qeverisë se ndryshe nuk ka agjendë Kosovën”, shprehet Shahu.

Për fund, analisti Shahu thekson se kryeministri Hoti është i pa shantazhueshëm.

“Në situatën ku ndodhet Kosova dhe që i duhet të ndeshet me paqartësitë e kurthet që ia kanë ngritë edhe vet Thaçi me qeverisjet e tij Kosovës. Hoti është i domosdoshëm sepse Hoti është i pa shantazhueshëm, nuk i ka fut hundët aty ku i ka fut Albini dhe Thaçi, nuk e ka lënë askund vetën peng apo gjurmë që e mbajnë peng. Sot opozita duhet ta kuptoje dhe t’i japë mbështetje Hotit se atë qe mund ta bëjë Hoti nuk e bëjnë dot 10 Albina e Hashima. Hoti ka guximin e lirinë të thotë jo, Albini e Thaçi marrin urdhra. VV dhe PDK duhet ta zhbllokojnë Kuvendin e Kosovës dhe kryetarja e kuvendit duhet të nxisë punën që të dalin urgjent aktet për materializimin e asaj që thotë Kushtetuta e Kosovës, plotësimin e akteve për Asociacion jo ekzekutiv”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat