Minxhozi flet për Mini-Shengenin Ballkanik: Është ideja për një bashkëpunim jo vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës por edhe më gjerë

Politika

Minxhozi flet për Mini-Shengenin Ballkanik: Është ideja për një bashkëpunim jo vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës por edhe më gjerë

Nga: G.B Më: 23 tetor 2020 Në ora: 14:48
Qemal Minxhozi

Mini-Shengeni Ballkanik nuk është përkrahur në Kosovë dhe vazhdimisht është thënë se me të humbin shqiptarët dhe fitojnë serbët.

Lidhur me Mini-Shengenin, ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është ideja për për të pasur një bashkëpunim jo vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës por edhe më gjerë, që nuk duhet bashkëpunuar vetëm në mes vete por edhe me vendet e tjera.

“Kur flasim për Mini-Shengenin ideja është për të pasur një bashkëpunim jo vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës por edhe më gjerë. Është shumë e rëndësishme që midis vendeve të këtij rajoni ballkanik duhet gjetur gjuha e përbashkët. Gjuha e përbashkët gjendet duke rritur shkallën e shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjella sepse pak rëndësi ka nëse ne do të ndalemi tek termat se sa tek gjërat reale. Ne duhet në kufi të kemi sa më pak ndalesa, ne duhet që mallrat tona të jenë sa më shumë të kontrollueshme, jo vetëm brenda nesh por edhe më gjerë për rajonin, ka nevojë për një bashkëpunim të ndërsjellë edhe për sa i përket problemeve kyçe që kanë të bëjnë me zhvillimin e rajonit, si p.sh rrugët, transporti, etj, etj. Çështja është se ne duhet ta mendojmë rajonin si diçka të domosdoshme që do të sjellë zhvillim në të ardhmen. Nuk mund të bashkëpunosh vetëm ndërmjet vete por duhet shtrirë dhe më gjerë. Prandaj në këtë plan unë mendoj se duhet gjetur mekanizma që ky proces të ecë përpara”, ka deklaruar Minxhozi në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat