Ja pse u ndërpre dialogu Kosovë-Serbi

Politika

Ja pse u ndërpre dialogu Kosovë-Serbi

Nga: D.B. Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:42
Dialogu Kosovë-Serbi

Në lidhje me atë se çfarë po ndodh me dialogun Kosovë-Serbi, pse u ndalua dhe nuk po vazhdon, dhe përse po zhagitet me ndonjë qëllim apo kujt i konvenon mos vazhdimi i dialogut, analisti politik Rexhep Shahu ka thënë se dialogu është ndalë dhe ndodhet në një situatë hutie pasi Serbia sikur po zgjohet dhe po i thonë siç i tha Ambasadori Gjerman, se ajo ka harruar se është kriminele e po i duket vetja si viktimë.

Image
Rexhep Shahu

Sipas tij, lajmi për 16 varrezat e shqiptarëve në Serbi, paqartësia e palës shqiptare e cila nuk ka bërë aktet nën ligjore për Asociacionin e Komunave serbe jo ekzekutive që duhet ti bëjë Kuvendi i Kosovës, zgjedhjet në Amerikë të cilat ia ndalin frymën e vrullin gjithë botës, të gjitha këto bashkë bëjnë që të stopohen gjithë zhvillimet.

“E them këtë pasi edhe mbledhjet e takimet që bëhen në tentativë për të prishë konfiguracionin e politikës në Kosovë, synimet për postin e presidentit, synimet për ta rrëzuar Gjykatën Speciale dhe e kundërta e palës tjetër, të gjitha këto ndikojnë në ecurinë e dialogut. Por besoj se zgjedhjet në Amerikë janë shkaku kryesor që bota po bëhet gati për ri formatim”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat