Për çfarë shërbeu takimi i liderëve të luftës!

Politika

Për çfarë shërbeu takimi i liderëve të luftës!

Nga: A.Z Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:44
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Gjatë ditës së djeshme Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj janë takuar në mëngjes. Ky takim ka zgjatur më shumë se një orë dhe thuhet se temë diskutimi ka çenë lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Në lidhje me këtë takim ka pasur reagime të shumta. Edhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se ata mund të kenë biseduar lidhur me Gjykatën Speciale, më tej ka shtuar se janë parti me telashe të mëdha, kanë keqpërdorur edhe shtetin për interesa të shumta.

“Ata mund të kenë biseduar për Gjykatën Speciale dhe mandatin e saj, qëllimet nuk dihen por ata kanë telashe të gjithë me rendin dhe ligjin, parti me probleme që bartin që 20 vjet, pra kanë telashe të mëdha herë do kur pas humbjes së fuqisë politike, një zingjirë i madhë i njerëzve të përfshirë në pasurim pa bazë e poste jo meritore. Këta kanë keqpërdor shtetin për interesa të shumta , përgjegjësia është një temë qe do të vjen kur kjo për momentin nuk dihet por problemet populli i dinë”, deklaroi Burjani

Burjani më tej ka theksuar se ky takim ka shërbyer edhe për të shkuar në zgjdhjet eventuale, këta të tre takohen që një kohë të gjatë mandje duhet të bashkohen në një subjekt të vetëm politikë.

“Ky takim ka shërbyer edhe për të shkuar në zgjedhje eventuale, këta ashtu kështu takohen një kohë të gjatë me media dhe pa media. Këto tre subjekte të njëjta duhet të bashkohen në një subjekt të vetëm politikë dhe për t’u reformuar dhe për të zgjedhë lider të rinj, këta që janë vështirë se kryejn punë më në zgjedhjet që po vijnë dhe zhvilimet tjera pra ka shumë gjëra që janë grumbulluara”, ka shtuar Burjani

Burjani si temë tjetër të takimit thotë se mund të ketë qenë në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, që me mos dije e kanë pru deri në këtë pikë.

“Temë tjetër e takimit mund të këtë qenë Asociacioni i Komunave Serbe, temë që vetë e kanë prue në këtë stad me mos dije dhe kanë harruar shtetin për qëllime tjera. Tash janë ardhë dhe e kanë prue popullin para aktit të kryer. Asociacon duhet të ketë po çfarë tash janë bërë dëme dialogu gabimisht të udhëhequr, një kohë të gjatë ka shkaktuar shumë deformime shtetërore të shtetit”, tha ai.

Ai ka shtuar se asnjë institucion në Kosovë nuk punon si duhet sepse vendi qeveriset prej njerëzve të paditur dhe vazhdojnë ta qeverisin ende.

“Mos dija, servilizmi dhe të paditurit e kanë udhëhequr një kohë të gjatë vendin dhe vazhdojnë ta qeverisin, asnjë institiucion në Kosovë nuk punon si duhet me njerëz jo kompetentë një shërbim diplomatik i dobët familjar dhe partiak pra reforma e madhe në shtetë duhet të ndodhë kush të bëj këtë le të vendos populli me votën e vetë të lirë”, përfundoi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat