Juristi i njohur: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje

Politika

Juristi i njohur: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje

Nga: N. H Më: 24 tetor 2020 Në ora: 00:38
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Konfirmimi i aktakuzave nga ana e Gjykatës Speciale për presidentin Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mund të bëjë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu të paktën mendojnë analistët politik.

Mirëpo, kundër kësaj ideje është juristi i njohur.

Njohësi i çështjeve juridike e Kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, shprehet se zgjedhjet e reja në Kosovë nuk janë zgjidhja ideale e momentit.

Ai konsideron se realiteti është se përfaqësuesit e zgjedhur nga populli nuk janë në gjendje në këtë kohë të tanishme t’i zgjidhin problemet e tyre.

Image
Blerim Burjani

“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, jo me këtë klasë të njëjtë politike, është fakt se ky është realitet i keq për qytetarët se përfaqësuesit e tyre nuk janë ne gjendje të zgjidhin problemet e tyre, por të veta që është kontrolli i punësimit partiak e personal, pasurim pa bazë dhe paga të rritura mbi nivelin e ekonomisë se tregut dhe standardit ekzistues”, shprehet Burjani.

Tutje, ai thekson se Kosova nuk ia vlen të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij, do të bëhet vetëm riciklimi i të njëjtëve, gjersa problemet do të vazhdojnë të jenë në planë të parë.

“Pra, për çka zgjedhje të reja? Për riciklimet e të njëjtëve. Ai ia vlen të shkojmë në zgjedhje kote për riciklim të njëjtë. Vetëm t’i ndërrojmë pozitat dhe problemet e qytetarëve të mbeten të njëjta”, ka thënë Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat