“Kështu u vra Drini”, ish agjenti i SHIK-ut tregon arsyet e vrasjes së Ekrem Rexhës

Politika

“Kështu u vra Drini”, ish agjenti i SHIK-ut tregon arsyet e vrasjes së Ekrem Rexhës

Nga: P.R Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:03
Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini

Vrasja e njërit prej komandantëve më të zot të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexhës, i njohur si Komandant Drini ka mbetur ende një enigmë e pazgjidhur.

Komandanti i cili është më meritori për çlirimin e qytetit të Prizrenit u qëllua për vdekje më 8 maj të vitit 2000.

E pas 20 vitesh të vrasjes së tij, në Prizren është përuruar lapidari i Komandant Drinit.

E lidhur me vrasjen e komandant Drinit, për gazetën “Bota sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut dhe ish pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari.

Sipas tij, Komandant Drini kishte filluar të bëhej pengesë për ata që uzurponin pas lufte në emër të UÇK-së.

Image
Naim Miftari

“Pak kohë pa u vrarë komandant Ekrem Rexha-Drini pasi është kanë fut në Prizren, kishte deklaruar se në Prizren është futur pa urdhër të Shtabit të Përgjithshëm i cili shtab donte ti merrte meritat për këtë hyrje. Pastaj Drini kishte braktisur UÇK-në dhe TMK-në dhe kishte filluar punën në kuvendin komunal dhe si njohës i mirë i disa gjuhëve ishte bërë i përafërt me UNMIK-un dhe KFOR-in gjerman, dhe Drini kishte filluar t’i pengonte uzurpimet e pronave, banesave, tokave, lokaleve që uzurpoheshin në emër të UÇK-së!”, thotë Miftari për “Bota sot”.

Më tej, Miftari ka treguar edhe arsyet pse u bë vrasja e Drinit.

“Kështu Drini filloj të bëj armiq të cilët pastaj ja atribuonin se kishte hedhur në prit Mujë Krasniqin, komandant Kapuqin të cilët ranë në prit të përgatitur nga ushtria, policia dhe shërbimi sekret serb. Në këtë prit pos Mujës, u vranë edhe mbi 40 ushtarë të UÇK-së, dhjetëra tjerë u plagosen, 12 u kapen rob etj. Vlen të ceket se në ditën kur u vra Mujë Krasniqi me mbi 40 dëshmorë, në Tiranë në Rogner u festua me meze, me mish, me viski, raki...nga disa individë të shtabit të klanit të Hashim Thaçit në Tiranë. Sipas mendimit tim që pastaj edhe gjatë gjykimit që e kam përcjell të rastit Drini, e kam fituar akoma më shumë bindjen se vrasja është bërë për ta mbuluar të vërtetën e rënies në priten serbe të Mujë Krasniqit me mbi 150 ushtarë të UÇK”, thekson Miftari për “Bota sot”.

Për fund, zbulimin e vrasjes së Komandant Drinit, Miftari e lidh me një numër të madh politikanësh në Kosovë.

“Sipas mendimit tim, Drini vritej edhe pas vdekjes të tij kur gjatë gjykimit njerëz të akuzuar për këtë vrasje, eksponentë të Rognerit dhe SHIK-ut, komandant Drinni e etiketonin kinse si spiun të KOS-UDB serbe me shifrën VISKI 25. Këto etiketime bëheshin me qellim dhe tentohej të pastrohej grupi i Hashim Thaçit, Kadri-Veselit, Syles, Halitit, Grabovcit...domethënë Shtabin e Rognerit në Tiranë. Kurdoherë që ndoshta do të zbulohet kjo vrasje, vrasësit dhe qëllimi i vrasjes do të jetë i lidhur ngushtë me interesin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Azem Sylen, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn...”, përfundon për “Bota sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat