Kosova larg inkuadrimit në BE, me pushtetet korruptive të pasluftës

Politika

Kosova larg inkuadrimit në BE, me pushtetet korruptive të pasluftës

Nga: D.B. Më: 26 tetor 2020 Në ora: 16:26
Foto Ilustrim

Deklarata e presidentit, Hashim Thaçi për anëtarësim të Kosovës në OKB, sa ishte 75 vjetori i ekzistimit të kësaj organizate, ishte një deklaratë e tillë, e cila del jo serioze për aktualitetin politikë nëpër të cilin po kalon Kosova.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi, i cili në një prononcim për  gazetën “ Bota sot” ka thënë se Kosova është shumë larg inkuadrimit në BE, pasi më këtë logjikë të pushteteve korruptive të pasluftës, jemi larg që të bëhemi pjesë e OKB-së, të një organizate e cila pak gjë të mira i ka dhënë botës në planin politik .

Sipas tij, asnjë vatër të krizës nuk i ka dhënë përgjigje meritore , apo të ndonjë paqeje të qëndrueshme.

Image
Skender Mulliqi

“Prandaj, nuk e di së çka ka pasur konkretisht në mendje Thaçi kur aktualisht Kosova ka një mijë e një halle dhe probleme të natyrës ekzistenciale, një deklarim i tillë. Për Kosovën dhe shqiptarët imediate është inkuadrimi në Evropën e Bashkuar, si synim i përhoshëm i shqiptareve. Nëse mendohet që do të kemi ndonjë marrëveshje të paqes më Serbinë , ajo ende duket e largët, kur dihen tendencat pushtuese serbe karshi territoreve shqiptare .Nëse nuk vihet një paralele e tillë e të menduarit politikë , i gjithë mendimi sugjeron në dëm të Kosovës. Marrëveshje kompromisi edhe më të dhembshëm së Plani i Ahtisarit, siç është tema e Asociacionit më kompetenca vendimmarrëse, do te ishte grushti më i fortë, që do t’ju kishte dhënë Kosovës dhe shqiptarëve .Kosova automatikisht do të zhbëhej si shtet”, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai pohon se kompromis i dhembshëm ishte Plani i Ahtisarit, ku minoritetet kanë shumë të drejta, kurse lëshimet u mundshme të cilat e prekin sovranitetin dhe territorialitetin e Kosovës, siç po insiston edhe ndërmjetësi i BE-se ,Miroslav Lajqak, janë të pa pranueshme për Kosovën.

“Unë nuk e di se çka mund të këtë ndodhur aq shpejt , që presidenti Thaçi të ndryshon mendim për Lajqakun , kur ishte shumë këmbëngulës së më te nuk ka çka të bisedohet pa ndryshuar ai qëndrim për Kosovën? Prioritet numër një i Kosovës është mirëqenia e përgjithshme, është ndalja e hajnive masovike të cilat po behën krejt pas luftën ,dhe hajnia e fundit e Thesarit të shtetit. Ku është shteti? Qeveritë e deritashme kanë dështuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pak kush dha llogaridhënie para organeve të drejtësisë dhe para popullit për vepra të tilla”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, nëse nuk ndalohet ky trend shume vjeçare i akteve te ndryshme kriminale, dhe nëse nuk ndalohen edhe pazaret e kësaj kaste politike për pushtet, edhe me keq do ti kemi punët.

“Natyrisht së në Kosovë janë njëmijë arsye për frustrim, pasi elitat kanë bërë pakt, që ta ruajnë pushtetin, për atë edhe po ia ruajnë njeri-tjetrit shpinën. Ata në vend që të ofrohen më popullin , po i ofrohen njeri- tjetrit për interesa personale. Gjithçka në Kosovë po ndahet sipas përkatësisë partiake. Nëse inkuadrohesh në bisedat e tyre në Kuvend dhe në medie , i gjithë muhabeti i tyre për gabimet dhe lëshimet, po kthehet qëllimshëm në pamflet”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat