Përplasja mes Hotit e Haradinajt, analisti tregon nëse duhet të rrëzohet qeveria dhe ka një thirrje për kreun e AAK-së

Politika

Përplasja mes Hotit e Haradinajt, analisti tregon nëse duhet të rrëzohet qeveria dhe ka një thirrje për kreun e AAK-së

Nga: G.B Më: 26 tetor 2020 Në ora: 17:11
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Replika për shkak të shuarjes së Task-Forcës kundër Korrupsionit pati në mes të kryeministrit Avdullah Hoti dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj u shpreh kundër shuarjes së Task-Forcës, ndërsa që Hoti e mbrojti vendimin e tij.

Replikat e tyre vazhduan në rrjetin social në Facebook, që ngjallën dyshime për përçarje brenda koalicionit.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Haradinaj me siguri e di që është më vështirë ta ndërtojë një qeveri, se sa ta rrënojë, andaj do të jetë i kujdesshëm.

“Çdo gjë mund të ndodhë, por Haradinaj duke qenë njeri me përvojë edhe kryeministrore, duke e ditur fuqinë e partisë së tij, besoj se e di se është më e vështirë ta ndërtojë se sa ta rrënojë një qeveri, besoj se do të jetë i kujdesshëm”, është shprehur ai.

Image
Rexhep Shahu

Sipas Shahut, tani nuk do të duhej askush ta rrëzonte Qeverinë, derisa në Beograd thuhet se shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet.

“Nuk do ta dëshironte askush rrëzimin e qeverisë tash në dimër e sidomos në këtë dimër politik kur në Beograd veç po vlojnë thëniet se ja, nuk po munden shqiptarët të bëjnë shtet e ta mbajnë e ta drejtojnë Kosovën”, ka vlerësuar Shahu.

Ai shton se pa përfunduar zgjedhjet në Amerikë, qeveria duhet ndihmuar e jo rrëzuar, e po ashtu sipas tij, edhe nëse prishet koalicioni, Kosova gjithmonë e ka shëprblyer rrënuesin e saj.

“Haradinaj mund të bëjë politikë por nuk shpërblehet ajo politikë që sot e cenon Kosovën për çfarëdo lloj interesi. Pa përfunduar zgjedhjet në Amerikë nuk është mirë të bëjë hajgare as politikë askush, përkundrazi duhet ndihmuar qeveria me çdo çmim. Por edhe nëse prishet koalicioni, Kosova ka treguar pjekuri politike dhe e ka shpërblyer gjithmonë prishësin e rrënuesin e saj”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat