Kelmendi zbulon formulën: LDK, Kryeministrin, PDK, Presidentin!

Politika

Kelmendi zbulon formulën: LDK, Kryeministrin, PDK, Presidentin!

Nga: A.Morina Më: 26 tetor 2020 Në ora: 19:31
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Çështja e postit të Presidentit të Kosovës, është njëra ndër temat më të përfolura kohëve të fundit në vend.

Partitë politike LDK, PDK dhe AAK janë në “garë” se cila nga këto subjekte do arrij ta fitoj postin e presidentit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dje deklaroi se e sheh kryetarin e partisë së tij, Isa Mustafën si president të ardhshëm të vendit.

Kjo deklaratë nxiti debate pasi, disa ditë më parë edhe Ramush Haradinaj (AAK) dhe Vlora Çitaku (PDK) u përfolën për postin e të parit të vendit.

Tani situata është edhe më e paqartë pasi nuk dihet nëse do të mund të arrijnë këto tri subjekte marrëveshje mes vete për postin e presidentit, apo ndodh që prishet koalicioni aktual dhe vendi shkon në zgjedhje.

Lidhur më këtë temë, njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se pozitat për pushtet kanë qenë gjithmonë shkaktare të prishjes së koalicioneve në vend.

“Pozitat për pushtet çdo herë në Kosovë kanë qenë shkaktare për prishjen e koalicioneve dhe për rënie të qeverisë, deri te shkuarja në zgjedhje të reja. Në këtë anë ka mosmarrëveshje të mëdha midis partive politike në pushtet dhe në opozitë”, deklaroi Kelmendi.

Kelmendi përmendi edhe takimet e mbajtura në mes liderëve të këtyre partive, sipas tij kandidatët e PDK-së dhe LDK-së kanë mundësi më të madhe të zgjidhen president të vendit.

“Takimet e bëra kanë treguar se tri parti janë në luftë për këtë pozitë, kush do ta marrë varet nga marrëveshjet midis partive politike. Më së afërmi janë kandidati i PDK-së dhe i LDK -së të zgjidhen në këtë pozitë, se kush do zgjidhet varet nga marrëveshja”, tha ndër të tjera Kelmendi.

Ai foli edhe për mundësit e ndarjes së posteve dhe fatin e koalicionit në të ardhmen. Sipas Kelmendit, Qeveria do të vazhdoj punën pa AAK-në dhe NISMEN.

“LDK duhet të heq dorë nga kryeministri në favor të PDK-së që kandidati i LDK-së të zgjidhet për president. Ose, PDK e jep kandidatin për president dhe qeveria mbetet në këtë konstalacion. Ajo që dihet është fakti se këto dy parti janë afër njërës a marrëveshjes tjetër. Më afër është që kjo Qeveri të vazhdon punën pa AAK-në dhe NISMA, por me PDK-në. AAK nuk ka gjasë që ta jap presidentin. Nuk ka vota të mjaftueshme dhe prandaj i duhet një marrëveshje e gjerë për këtë votim, gjë që është shumë vështirë” deklaroi Kelmendi.

Për fund, njohësi i çështjeve juridike tha se konstalacioni më i afërt është PDK postim e presidentit dhe LDK e mbanë postin e kryeministrit.

“Ky konstalacion është më i afërt, pra, presim që nga PDK të vijë Presidenti, kuptohet me votat e LDK-së në Kuvend. Në të kundërtën shkohet në zgjedhje dhe përsëri duhet të kemi koalicione midis partive për votat për president në kuvend”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat