Gjykata Speciale thyen heshtjen, nuk e mohon se aktakuzat për Thaçin e Veselin janë konfirmuar

Politika

Gjykata Speciale thyen heshtjen, nuk e mohon se aktakuzat për Thaçin e Veselin janë konfirmuar

Nga: D.RR Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:11
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ndonëse ka kaluar afati, Gjykata Speciale me datën 24 tetor nuk dha ndonjë informacion se çfarë ka ndodhur me aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, duke i mbajtur “peng” këta dy të fundit deri në dhënien e informacioneve të para.

Pas disa ditëve heshtje, Gjykata Speciale ka folur për gazetën “Bota sot”, e cila nuk ka mohuar në asnjë rast se Thaçit e Veselit i është konfirmuar aktakuza.

Madje në pyetjen e drejtpërdrejt të “Bota sot”, se “A mund të konsiderohet heshtja e Speciales si konfirmim i aktakuzave për Thaçin dhe Veselin”, ata nuk e kanë mohuar këtë.

Por Specialja ka njoftuar se ajo mund të mbetet e papublikuar, edhe nëse është e konfirmuar, deri në vendimin e gjygjtarit të procedurës.

“Në qoftë se dhe derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj. Rregulla 88 parashikon që gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangur ndërprerjet në procedurë. Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja fillestare e të Akuzuarit para Gjykatës”, thanë nga Specialja për gazetën "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat