Rikthimi në tavolinën e dialogut, Krasniqi me akuza ndaj Lajçak-ut

Politika

Rikthimi në tavolinën e dialogut, Krasniqi me akuza ndaj Lajçak-ut

Nga: A.M. Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:23
Miroslav Lajçak

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Islam Krasniqi, ka komentuar rifillimin e dialogut, pas një muaji pasi bllokadë nga Serbia.

Ai në një prononconim për “Bota sot”, ka përmendur edhe deklaratën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

“Pas një muaj bllokade mes Kosovës dhe Serbisë  do të rikthehen përsëri në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Serbia kushtëzoj dialogun më themelimin e asociacionit të cilën edhe përfaqësuesi i BE-së e përkrahu vendimin e tyre tërthorazi duke shkuar edhe aq larg sa që tha së Kosova duhet t'a ndërroj kushtetutën për t'i hapur mundësi themelimit të asociacionit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk ka fuqi për krijimin e asociacionit, dhe se ka akuzuar Lajçak-un se po e mban anën e Serbisë.

“Qeveria jonë nuk e ka fuqinë që të krijojë asociacioni me këtë frymë, sepse Kushtetuta e republikës së Kosovës e ka hedhur poshtë, dhe së  ajo duhet të dërgohet në kuvend dhe ju nevojiten 2/3 të votave për ratifikim e saj. Serbia ka pranuar me arsyetimin e Lajçakut i cili është pro serb dhe mund të ofroj Serbin pranë  BE-së  më hapa të  shpejt, mos të harrojmë Lajçak edhe pse është përfaqësues i BE-së ai mban krahun e Serbisë po njërit si paraardhësja e tij, ku me deklaratën e tij tregojë fytyrën e vërtet, duke tentuar të  prekë në sovranitet për t'a krijuar një Bosnje të dytë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat