Paralajmërimi i fuqishëm: Nëse Specialja përkrahë politikanët më skandalozë Thaçin e Veselin, kështu duhet të veprohet me këtë gjykatë!

Politika

Paralajmërimi i fuqishëm: Nëse Specialja përkrahë politikanët më skandalozë Thaçin e Veselin, kështu duhet të veprohet me këtë gjykatë!

Nga: N. H Më: 27 tetor 2020 Në ora: 22:28
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Gjykata Speciale ende nuk ka bërë të ditur se a ka konfirmuar apo jo aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, ani pse janë bërë plotë 6 muaj prej kur Zyra e Prokurorit të Specializuar u ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej gjykatës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli si dhe emra të tjerë që nuk janë bërë publik, janë përgjegjës për 100 vrasje, përndjekje e tortura.

“Qytetarët e Kosovës që nga java e kaluar, sy e vesh janë të kthyer nga Gjykata Speciale për të konfirmuar aktakuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli”.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjes politike, profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se heshtja e kësaj Gjykate na bën të dyshojmë se mos ndoshta dhe drejtësia ndërkombëtare ka mbyllur sytë para Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Image
Sulejman Mehazi

“Qytetarët e Kosovës që nga java e kaluar, sy e vesh janë të kthyer nga Gjykata Speciale për të konfirmuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, po ja që heshtja e kësaj Gjykate na bën të dyshojmë se mos ndoshta dhe drejtësia ndërkombëtare ka mbyllur sytë para Thaçit e Veselit duke përkrahur e duke u bërë të verbër ndaj këtyre funksionarëve më të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës, mos Gjykata Speciale pretë nga dikush direktivat për të shpëtuar e për ta nxjerrë të pafajshëm Thaçin e Veselin”, ka thënë Mehazi, për gazetën “Bota sot”.

Ai në fund paralajmëron se nëse edhe Specialja përkrahë Thaçin e Veselin, të cilët i ka quajtur si politikanët më të korruptuar, atëherë, sipas Mehazit, kjo e fundit duhet larguar e eliminuar sa më shpejtë këtë Gjykatë Speciale nga Kosova.

“Nëse dhe kjo Gjykatë Speciale përkrahë politikanët më të korruptuar e më të skandalizuar, si Thaçin e Veselin, atëherë duhet larguar e eliminuar sa më shpejtë këtë Gjykatë Speciale nga Kosova për shkak se do konsiderohet si Gjykatë Biznesesh për mbrojtjen e të korruptuarve dhe kriminelëve të Kosovë. Në psikologjinë politike heshtja e Gjykatës Speciale më shumë e ka kuptimin e përkrahjes së Thaçit e Veselit se sa konfirmimin e aktakuzave ndaj tyre”, shprehet mes të tjerave profesori Sulejman Mehazi, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se nga Gjykata Speciale ditë më parë në një përgjigje ekskluzive dhënë gazetës “Bota sot”, kanë shpjeguar se një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit para gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat