Profesori i Parisit flet për “Bota sot”, ja kush do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA

Politika

Profesori i Parisit flet për “Bota sot”, ja kush do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA

Nga: N. H Më: 28 tetor 2020 Në ora: 10:31
Donald Trump dhe Joe Biden

Kanë mbetur më pak se një javë para ditës së zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden po vizitojnë shtete të lëkundura në përpjekje të ethshme për të forcuar mbështetjen për të fituar më 3 nëntor.

Derisa po i vije fundit i këtyre zgjedhjeve, në Kosovë kanë filluar të dëgjohen zëra të ndryshëm, sa i përket rolit që do ta ketë kjo superfuqi ndaj vendit tonë.

A do të ndryshojë qasja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës nëse Donald Trump fiton edhe mandatin e dytë? Për këtë çështje, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar politologun e njohur.

Profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka deklaruar qasja e shtetit më të fortë në botë karshi Kosovës tashmë ka ndryshuar.

Ai paralajmëron se në rast të fitores së presidentit aktual, Donald Trump, ka rrezik që nisma për zhbërjen e Kosovën të vazhdojë të jetë aktive.

Image
Nezir Kraki

“Qasja Shteteve të Bashkuara të Amerikës veç ka ndryshuar në raport me Kosovën. Nëse Donald Trump fiton mandatin e dytë, ka rrezik të vazhdohet me zhbërjen e Kosovës si shtetësi, dhe me fuqizimin e Serbisë në Ballkan”, ka thënë profesorit i Parisit, Nezit Kraki, për gazetën “Bota sot”.

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, më tej ka bërë edhe një parashikim, sa i përket zgjedhjeve në SHBA.

Kraki është shprehur i bindur se ish-nënpresidentit Joe Biden në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara ka gjasa më të mira që të shpallet fitues i këtyre zgjedhjeve dhe të vije në krye të shtetit më të fuqishëm në botë.

“Gjasat janë që demokrati Joe Biden të fitojë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të çlirohen nga ‘politika biznes dhe spektakël’”, ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki.

Presidenti Donald Trump së fundi, nga fushata zgjedhore ka përmendur edhe njëherë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rolin e tij në dialog.

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se e kanë ndalur konfliktin 400-vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehte”, deklaroi Trumpi.

Pozicionimi i Kurtit anti-Trump në zgjedhjet amerikane

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, javë më parë edhe hapur ka dalë në përkrahje të Joe Biden si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një rreshtim i tillë i Kurtit vjen pas përplasjeve që ka pasur me emisarin e Donald Trump, Richard Grenell, rreth çështjes së dialogut me Serbinë.

Kujtojmë se edhe në zgjedhjet e kaluara amerikane ka pasur inkuadrime nga politikanët shqiptarë.

Hashim Thaçi e Edi Rama kishin shprehur simpati për kandidaten demokrate Hillary Clinton në vitin 2016

Ndërsa, si informacion, deri më tani më shumë se 66 milionë amerikanë kanë hedhur deri tani votën në votime të hershme ose me postë. Shumë prej tyre thonë se nuk duan të shkojnë në qendra votimi në ditën e zgjedhjeve në kushtet e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat