Marrëveshja e Uashingtonit, politologu zbardh detajet: SHBA e ka vënë BE-në nën presion – kjo gjë po e dëmton Kosovën

Politika

Marrëveshja e Uashingtonit, politologu zbardh detajet: SHBA e ka vënë BE-në nën presion – kjo gjë po e dëmton Kosovën

Nga: G.B Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:11
Ilustrim

Nesër në Bruksel do të fillojë dialogu Kosovë Serbi, ku do të takohen Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq.

Në takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia”, kështu kanë bërë të ditur nga zyra e kryeministrit.

E pavarësisht kërkesës së Serbisë për tu diskutuar çështja e Asociacionit dhe deklaratave të Lajçak se Kosova duhet ta formojë Asociacionin dhe duhet të ndryshohet edhe Kushtetuta nëse është e nevojshme.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se me marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, SHBA e ka vënë nën presion BE-në që këtij procesi i ka ardhur fundi dhe duhet zgjidhje.

Image
Leon Duhanaj

“Me marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, SHBA e ka vënë BE-në nën presion, duke ua bërë të qartë se ky proces nuk guxon të zgjasë me dekada, se i ka ardhur fundi dhe se zgjidhja mund të ndodhë edhe pa ta. Krejt kjo, duke mos e përjashtuar BE-në si akter, por duke i dhënë mbështetje e kohë që të lëvizë me hapa konkret. Tani edhe brenda BE-së zgjidhja e situatës, kërkohet shpejt dhe kjo është në favor të Kosovës, pasi që gjendja në "status quo" ne po na dëmton me shumë”, është shprehur ai.

Sipas Duhanajt, fakti që ne kemi lëshuar pe vazhdimisht, u kemi bërë të besueshme çdo mundësi, duke shtuar se pala shqiptare duhet ta ketë një plan të mirëfilltë dhe unitet politik, që si duket si kemi asnjërin.

“Kosova të paktën në deklarimet publike e ka bërë të qartë se çështja e Asociacionit tashmë është e mbyllur. Serbia në anën tjetër insiston në rihapjen e kësaj pike, duke kërkuar kompetenca shtesë. Për mendimin tim, serbët do të jenë të kënaqur me ato çfarë kanë arritur të nxjerrin nga dialogjet e pasluftës, por fakti që ende kërkojnë më shumë është se duke lëshuar pe ua kemi bërë të besueshme çdo mundësi. Askush nuk mund t'i shtyjë palën shqiptare që të bëjë lëshime. Ajo çfarë duhet bërë, është plan i mirëfilltë dhe unitet politik që për fat të keq, duket të mos i kemi as njërin, as tjetrin”, ka deklaruar Leon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat