Paralajmërohet ‘tronditja’ e madhe për PDK-në

Politika

Paralajmërohet ‘tronditja’ e madhe për PDK-në

Nga: P.R Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:06
Kadri Veseli

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli, duke raportuar komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ka deklaruar se ka qenë i kërcënuar nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës gjatë kohës së privatizimit të Feronikelit.

“Partia që ju e përfaqësoni ka qenë e zëshme në këtë drejtim, do të thotë duke më bërë presion mua si ministër që kam rrjedhë nga ajo anë dhe mendoj që këtu ka qenë një gabim i madh. Presion psikik, deri në kërcënime lidhur me këtë ndërmarrje edhe pse asgjë nuk është lidhur personalisht me mua, për faktin që kjo ndërmarrje duhet t’i shikoni ka dal në privatizim gjatë vitit 2004 kur qeverinë e ka udhëhequr Bajram Rexhepi i PDK-së, ku ministër pararendës Ali Jakupi dhe Ali Sadriu”, tha ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli.

E lidhur me këtë, analisti politik Faton Mehmeti, thotë se të gjitha të këqijat që i kanë ardhur Kosovës, lidhen me PDK-në.

Image
Faton Mehmeti

“Fillimisht deklarata e Dugollit, sado që mund të jetë e sinqertë, duke qenë se nuk është bërë në kohën kur ka ndodhur këto kërcënime, shpërfaqin hipokrizin e vet Dugolli. Megjithatë deklarata e tij për kërcënime nga zyrtarët e PDK është tregues se kjo parti ka mbjellë të keqen në vend: kërcënimet, shantazhet, manipulimet, krimin, korrupsionin etj, janë sinonim i PDK-së”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, tani po dalin në shesh ‘të zezat’ e PDK-së.

“Me kalimin e kohës të zezat e PDK do të dalin në pah, mirëpo ato duhet të bëhen nga të gjithë ata që nuk kanë pasur guximin t’i bëjnë këto dëshmi më herët. Vetëm duke dëshmuar e keqja mund të luftohet, të çrrënjoset krimi dhe ajo që i ka zënë frymën vendit tonë. Megjithatë, Dugolli duhet të kërkojë falje që këto dëshmi nuk i ka bërë kur kanë ndodhur, dëmi do të ishte më i vogël, megjithatë më mirë vonë se kurrë”, shprehet Mehmeti.

Për fund, analisti Mehmeti ka paralajmëruar një ‘tronditje’ të madhe për PDK-në, e cila udhëhiqet nga Kadri Veseli, ndaj të cilit Gjykata Speciale ka propozuar aktakuzë.

“Zbardhja e krimeve, korrupsionit dhe çdo dukurie negative është në dëm të PDK-së, andaj kjo parti krahas Gjykatës Speciale do të pësojë tronditje edhe nga drejtësia vendore, e cila nëse çlirohet nga kapja do zbardh dëshmi shkatërruese për PDK-në”, shprehet për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat