Ky është qëllimi i Serbisë karshi Kosovës, për këtë çështje po mundohet t`ia hedh fajin Prishtinës

Politika

Ky është qëllimi i Serbisë karshi Kosovës, për këtë çështje po mundohet t`ia hedh fajin Prishtinës

Nga: A.M. Më: 28 tetor 2020 Në ora: 21:53
Ilustrim

Tashmë është konfirmuar nga Bashkimi Evropian se do të ketë rifillim të dialogut, pas një muaji bllokadë nga Serbia.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se rikthimi i Serbisë në bisedime është taktikë për mos të mbetur vet nën akuzat e dështimit të bisedimeve.

“Fillimi i bisedimeve pa Asociacionit në tavolinën e bisedimeve është taktikë e Serbisë për mos të mbetur vet nën akuzat e dështimit të bisedimeve. Serbia futet në bisedimeve me qëllim që mos të ketë marrëveshje dhe fajin t'ia hedh Prishtinës. Serbia Asociacion e ka synimin kryesor, Alfa dhe Omega e bisedimeve me Prishtinë është asociacioni, në këtë sferë ajo po lozë lojën e saj të njohur: futu në bisedime, mos zbato mareshtën dhe akuzo Kosovën për dështim”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Mehmeti ka deklaruar se Kosova duhet të demaskojë qëllimin e vërtete të Beogradit.

“Kështu që, Kosova duhet të demaskojë qëllimin e vërtete të Beogradit  në këtë proces të bisedimeve, proces të cilin ajo e sheh të dështuar kur nuk i konvenon, dhe kur i konvenon e përdor për të arritur marrëveshje”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat