Kur do të bëhet publike aktakuza kundër Thaçit? Ja afati më i gjatë

Politika

Kur do të bëhet publike aktakuza kundër Thaçit? Ja afati më i gjatë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 tetor 2020 Në ora: 08:25
Hashim Thaçi

Edhe pas kalimit të afatit ligjor nga Gjykata Speciale për ngritjen e aktakuzës apo hedhjes poshtë, akoma nuk është bërë publike një vendim i tillë.

Në lidhje me atë se sa kohë mund të shkoj deri në bërjen e ditur se i është ngritë apo anuluar aktakuza kundër Hashim Thaçit nga Specialja, dhe se a ka ndonjë afat ligjor në kohë për këtë, njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se aktakuza konfirmohet vetëm në raste, kur ka fakte relevante dhe dëshmi.

Sipas tyre, afati i tillë zakonisht shkon nga disa vjet, e kur do të ngritët padia varet nga vullneti i Prokurorisë Speciale.

Kelmendi: Vetëm me hapjen e seancës kur i akuzuari ftohet, dihet se gjykimi po fillon

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka thënë se në çështjen e tille afati zgjatë aq sa është edhe afati i veprimit te Gjykatës Speciale, prokuroria vepron dhe përpiqet për te bashkuar e nxjerre fakte. Aty nuk ka afat se sa duhet prokuroria te veproj.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, afati i tillë zakonisht shkon nga disa vjet, e kur do të ngritët padia varet nga vullneti i Prokurorisë Speciale.

“Afatet dallojnë të rrjedhin vetëm pas ngritjes se padisë nga prokuroria. Por atë që e di unë ende nuk kemi aktakuzë nga ana e prokurorive. Çdo gjë është e hapur, pra, afatet fillojnë të rrjedhin vetëm pasi që Prokuroria të ngrirë aktakuzë, e kur kjo bëhet, atëherë çështja kalon në kompetencat e Gjykatës. Tash këndet janë në Prokurori dhe ata nuk kanë afat për akuzë, ndoshta mund të ndodh që lënda rrinë e hapur me vite dhe me vite hetohen të dyshuarit. Këtej pastaj ngitet aktakuza ose nuk ngritët fare dhe lënda pushon së ekzistuari. Ne nuk e dimë këtë anë, megjithatë mendohet se aktakuza është në Gjykatë. Edhe këtu vlen e njëjta procedurë. Pas marrjes së aktakuzës, gjykatësit i kanë tri mundësi: Lejimin e aktakuzës, Rikthimin e aktakuzës në prokurori dhe Refuzimin e aktakuzës”, ka thënë profesor Kelmendi.

Sipas tij, këtu ka afate dhe ato shkojnë nga 6 muaj deri më një vit, por këtej nuk është e domosdoshme, madje as e lejueshme, që çështja të publikohet.

“Kjo mund të ndodh deri në seancën e parë të gjykimit, dhe deri në këtë kohë nuk dihet gjendja. Vetëm me hapjen e seancës kur i akuzuari ftohet, dihet se gjykimi po fillon”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Smaka: Versioni i fundit i aktakuzës, mund aplikohet sipas të drejtës diskrecionale të prokurorisë speciale

Image
Profesor Riza Smaka

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka ka thënë se aktakuza në rastin konkret mund të publikohet por edhe përkundrazi, versioni i fundit mund aplikohet sipas të drejtës diskrecionale të prokurorisë speciale.

“Kjo bëhet poqesë vlerësohet se do të mund të influencohej negativisht në procesin hetimor. Në këtë çështje afati është gjashte muaj”, ka thënë profesor Smaka.

Burjani: Aktakuza konfirmohet vetëm në raste, kur ka fakte relevante dhe dëshmi

Image
Blerim Burjani

Kurse njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani ka thënë se aktakuza konfirmohet vetëm në raste, kur ka fakte relevante dhe dëshmi.

“Nëse nuk ka atëherë kjo do të mbetet aktakuzë në tentativë, pra nuk do të ketë konfirmim. Prokuroria nuk ka ndonjë afat të prerë 6 mujore kjo mund të zgjatë edhe më shumë deri në janar për konfirmim a jo”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat