Kosova të alarmohet nga provokimi i ri i Serbisë

Politika

Kosova të alarmohet nga provokimi i ri i Serbisë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 30 tetor 2020 Në ora: 16:25
Qeveria e re e Serbisë, e cila u votua në krye me Ana Brnabiç

Ditë më parë ndodhi një provokim i radhës kundrejtë shtetit të Kosovës në parlamentin e Serbisë. Qeveria e re e Serbisë, e cila u votua kohës së fundit në krye me Ana Brnabiç, është zotuar që nuk do të heq dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo pos kësaj u betua për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë, kjo deklaratë ngjalli reagime të mëdha tek liderët politik të Kosovës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri, i cili ka thënë se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare. Ai ka thënë se një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia.

Kjo deklaratë bëri “jehonen” e saj sepse me këtë vihet edhe në dyshim se a mund të ketë njohje të vendit të Kosovës edhe nëse vazhdojnë takimet mes dy shtetëve. Sipas këtij provokimi dhe deklaratës të analistit politik amerikan, Danile Server, takimet do të jenë vetëm formale me asnjë rezultat sepse Vuçiq nuk do ta njoh Kosovën si shtet.

Server: Serbia nuk do ta njoh Kosovën

Analisti politik amerikan, Daniel Server ka deklaruar se ai beson që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.

“Ai, Vuçiq nuk do ta bëj, unë e besoj këtë. Unë mendoj se Serbia ka më shumë të ngjarë të ketë një president të ri, para se ai të njohë Kosovën”, tha Server.

Analisti u deklarua gjithashtu për marrëveshjen e Uashingtonit të cilen e pa si një rrëmujë të hollë dhe ka qenë vetëm mjet fushate e Trump-it.

“Unë mendoj se e gjitha është një rrëmujë e hollë. Nëse vërtet dëshironi normalizim duhet kuptuar se marrëveshja në Uashington është vetëm një mjet fushate e Trump-it”, u shpreh ndër të tjera Server.

Sipas Server, plani për shkëmbim të territoreve nuk është varrosur.

Ndërsa të kontaktuar nga “Bota sot”, njohësit e çështjeve politike u shprehën që Serbia nuk ka ndryshuar asnjëhere qasjen e saj ndaj Kosovës dhe se mundësia që të mos ta njohin shtetin tonë është shumë e madhe nëse Kosova nuk e vë si kusht njohjen e vendit për të vazhduar bisedimet.

Mehmeti: Deklarata e z.Server është e reale, pasqyron fytyrën dhe lojën e Vuçiqit

Image
Faton Mehmeti

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që shteti i Serbisë mundet vetëm të paraqitet si palë bashkëpunuese mirëpo që Vuçiq e përdor Kosovën si kartë për anëtarësim.

“Serbia s’ka ndryshuar çasjen ndaj Kosovës, ajo mundohet të paraqitet si palë bashkëpunuese. Serbia synon që fajin t'ia hedh Kosovës me lojërat e saja, ndërkohë që nuk ndryshon çasjen. Serbia në krye me Vuçiqin nuk e njeh Kosovën, mirëpo e përdor Kosovën si kartë për anëtarësim”, u shpreh Mehmeti.

Më tej, analisti thotë që Kosova duhet të vë kushtin e njohjes për të vazhduar bisedimet me shtetin e Serbinë.

“Natyrisht se Kosova nuk duhet të bie pre e këtyre lojërave, por të vër kushtin e njohjes si bazë për vazhdimin e bisedimeve. Deklarata e z.Server është e reale, pasqyron fytyrën dhe lojën e Vuçiqit”, tha Mehmeti.

Ahmeti: Serbia në vazhdimësi po shpërfaqë logjikën e dhunës, kërcënimit e shantazhit

Image
Hidajet Ahmeti

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpre që deklarata e Serverit është brenda kontekstit real në të cilen po ndodh dialogu mes dy shtetëve.

Analisti thotë që Serbia duhet të jetë e vetëdisjhme për dëmet material dhe njerëzore që i ka bërë Kosovës e në këtë ëmnyrë të largojë gjuhën kërcënuese.

Sipas Ahmetit kjo gjuhë kërcnuese nuk i ndihmon procesit për anëtrësim në BE dhe se para së gjithash Serbia duhet të kërkoj falje për të gjitha dëmët që i ka shkaktur shtetit të Kosovës. Politika hegjemoniste serbe nuk ka ndryshuar karshi Kosovës, shton më tej Ahmeti.

“Gjykoj se analisti politik, zoti Server ka folur brenda kontekstit të real politikës në raportin formal dialogues në mes dy shteteve, pasi realiteti faktik i procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka prodhuar një realitet jo të natyrshëm, pasi Kosova në asnjë mënyrë nuk është trajtuar si palë e barabartë në raport me shtetin serb, por është gjunjëzuar në vazhdimësi. Shteti serb duhet të jetë i vetëdijshëm për dëmet materiale e njerëzore që i ka bërë Kosovës, e njëherë e përgjithmonë duhet të largohet nga logjika hegjemoniste, kërcënuese e shantazhuse, por duhet të zhvillojë një real politikë karshi Kosovës. Shteti serb duhet të jetë konstruktiv në procesin e dialogut, pasi raportet e mira ndërfqinjësore janë kusht për procesin e anëtarësimit në BE. Gjuha e kërcënimit nuk i ndihmon logjikës së dialogut në mes shteteve, por as së ardhmes së popujve të të dyja vendeve. Politika hegjemoniste serbe nuk ka ndryshuar karshi Kosovës, pasi Serbia në vazhdimësi po shpërfaqë logjikën e dhunës, kërcënimit e shantazhit. Në njërën anë, Serbia duhet të bëjë kërkim falje për vrasjet, masakrimet, dhunën sistematike ,dëmet materiale dhe të pagjeturit e jo të zgjedhë rrugën kërcënimit”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti thotë se që nga fillimi dialogu Kosovë-Serbi ka qenë i gabuar sepse në çdo mënyrë është poshtëruar Kosova dhe fuqizuar Serbia, për të vazhduar më tej analisti përmend që asnjë marrëveshje e nënshkruar deri më tani nuk është zbatuar nga Serbia.

Me këta përfaqësues të Kosovës, dialogu do ta afrojë Serbinë drejtë BE-së dhe mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtarë dhe do ta dëmtojë Republikën e Kosovës, thotë më tej, Ahmeti.

“Dialogu Kosovë-Serbi është dëshmuar se ka qenë një qasje mbrapshtë nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke fuqizuar Serbinë në raport ndërkombëtarë e duke gjunjëzuar Kosovën karshi Serbisë. Nëntë vite bisedime, jo që u integruan serbet në institucionet e Republikës së Kosovës, por u fuqizua shteti serb brenda Kosovës. Mbi tridhjetë marrëveshje të arritura në mes palëve nuk u zbatuan asnjëherë nga ana e shtetit serb, edhe ndërmjetësja në mes palëve BE-ja heshti, bile duke insistuar që dialogu të vazhdojë. Me këta përfaqësues të Kosovës, dialogu do ta afrojë Serbinë drejtë BE-së dhe mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtarë dhe do ta dëmtojë Republikën e Kosovës në substancën e shtetësisë. Krerët institucional e në veçanti ekipi negociator duhet të ketë një strategji dialoguse, e cila do të përcaktonte qartë procesin e dialogut, duke filluar nga tema për krimet e luftës, dëmet materiale, masakrimet, përdhunimet e jo kjo çështje të harrohet. Por, duke ditur se pala kosovare ka vepruar me logjikën nënshtruese ndaj Serbisë, kemi ardhur në një gjendje ku të diskutohet për çështje të brendshme dhe të kontestohet statusi i Pavarësisë së Kosovës”, shton Ahmeti.

Më tej, Ahmeti cek që propaganda e Serbisë nuk po ndalet mirëpo po vazhdon dita ditës ndërsa udhëheqësit e Kosovës po hezitojnë të tregojnë të vërtetat që i ka bërë Serbia Kosovës për këtë arsyje Kosova duhet të hartojë një strategji për vazhdimin e dialogut e jo të dalin me fraza boshe.

“Logjika e nënshtrimit deri në servilizëm ka ngjallur apetitet e shtetit serb për bosnjëzimin e Kosovës, gjithherë përmes klasës udhëheqëse të korruptuar dhe shantazhuar. Institucionet e Republikës së Kosovës, paritë politike (pozitë-opozitë), shoqëria civile dhe gjithë mekanizmat shtetërorë duhet të bëhen bashkë kur vie në pyetje interesi kombëtar e nacional. Serbia në vazhdimësi propagandon duke e luftuar Kosovën në të gjitha aspektet, kurse klasa politike udhëheqëse në Kosovë hezitojnë të thonë të vërtetat për krimet që ka bërë Serbia në Kosovë. Edhe pse janë vonuar në këtë drejtim, institucionet e Kosovës e kanë imperativ të kohës që ta hartojnë një strategji për vazhdimin e dialogut sa më shpejtë që është e mundur, e jo të dalin me fraza boshe të cilat përveç manipulimit me opinionin në intencë nuk kanë asgjë substanciale”, thotë Ahmeti për ‘’Bota sot”.

Shahu: Fati i Kosovës ka dalë që në 1999 jashtë dëshirave të Vuçiqit

Image
Rexhep Shahu

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu i kontaktuar nga “Bota sot”, thotë që Kosova është shtet i pavarur dhe se që në 1999 Kosova ka dalur nga dëshirat e Vuçiqit.

“Fati i Kosovës ka dalë që në 1999 jashtë dëshirave të Vuçiqit. Kosova është shtet që e njohim shumica e vendeve të fuqishme të botës, nuk mundet të hyjë Serbia në Kosovë pas luftës që u bë për Kosovën, më shumë se një brez njerëzor u mësuan pa Serbi”, u shpreh Shahu.

Në fund, Shahu thotë që Kosova nuk bëher asnjëhere pjesë e Serbisë duke u shprehur gjithashtu që lufta nuk i konvenon Kosovës, Serbisë e as faktorit ndërkomëbtar.

“Edhe pse politika injorante e disa shqiptarëve grabitës e plaçkitës të Kosovës detyron shumë njerëz të thonë se ishim mirë kur ishim keq, nuk bëhet Kosova pjesë e Serbisë. Nuk varet jeta në humorin e dëshirën e Vuçiqit dhe Vuçiqi nuk është Cari i Rusisë. Nuk ka leverdi për luftë as Serbia as Kosova as faktori ndërkombëtar”, përfundoi Shahu, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat