Blerta Deliu – Kodra flet për “Bota sot” lidhur me përplasjen Tërmkolli-Gashi – ja çfarë thotë për anëtaren e LDK-së

Politika

Blerta Deliu – Kodra flet për “Bota sot” lidhur me përplasjen Tërmkolli-Gashi – ja çfarë thotë për anëtaren e LDK-së

Nga: A.Morina Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:55
Blerta Deliu-Kodra

Mbrëmë në një debat televiziv ka eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.

Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogoj me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Pas kësaj, avokati Gashi i është drejtuar zonjës Tërmkolli me “Zoti Tërmkolli”. “Ani Zoti Tërmkolli”, tha ai, ndërsa Tërmkolli më nuk vazhdojë të fliste.

Pas kësaj gjuhë fyese të avokatit Gashi u nxitën debate të mëdha, ku shumë personalitete i dolën në krah ish-deputetes Tërmkolli.

Në lidhje me këtë temë, foli edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra në një prononcim për “Bota sot” e cila tha se gjuha fyese ndaj grave në përgjithësi vjen si pasojë e konsiderimit të tyre si klasë e nënshtruar ndaj superioritetit mashkullor.

“Unë kam folur pareshtur se gjuha fyese ndaj grave në përgjithësi është pasojë e një diskursi të përgjithshëm që dominon shoqërinë tonë ku gratë konsiderohen si klasë e nënshtruar ndaj superioritetit mashkullor”, u shpreh deputetja e PDK-së.

Ajo tutje deklaroi se një nga faktorët kryesor të promovimit të diskursit përçmues ndaj grave janë mediat në përgjithësi, ajo nuk e përjashtoi edhe mediumet publike.

“Për fat të keq këtë diskurs përçmues ndaj grave janë duke e promovuar edhe mediat, lirisht them në përgjithësi, pa e përjashtuar në raste edhe mediumin publik. Fakti që ky diskurs pranohet me lehtësi si i mirëqenë në komunikimin tonë të përgjithshëm publik dëshmon mungesën e formimit tonë kulturor”, nënvizoi Deliu Kodra, përcjell "Bota sot".

Për, rastin e fyerjes së ish-deputetës Melihate Tërmkolli nga avokati Gashi tha se bëhet lajm vetëm kur dhunohen dhe abuzohen mendimet e tyre.

“E kam përmendur në secilin rast se në kulturën tonë mediale dhe shoqërore në përgjithësi, gratë bëhen lajm vetëm kur ato dhunohen e abuzohen. njëjti mbetet rasti me znj. Termkolli. Mendimi i artikuluar i saj asnjëherë nuk ka gëzuar këtë jehonë që sot ka bërë dhunimi verbal ndaj saj. Ne duhet t'i japim fund kësaj qasje publike ndaj grave dhe do t'i japim fund”, përfundoi Blerta Deliu Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat