“Ky është plani sekret i tyre”, Hashim Thaçi e kërkon mbështetjen e Ramush Haradinajt

Politika

“Ky është plani sekret i tyre”, Hashim Thaçi e kërkon mbështetjen e Ramush Haradinajt

Nga: P.R Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:14
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Brenda një jave kanë ndodhur dy takime mes presidentit aktual të vendit, Hashim Thaçit dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ky i fundit haptas po synon pozitën e Presidentit.

E sipas Haradinajt, në këtë takim nuk është biseduar për postin e presidentit.

“Isha në takim me presidenti Thaçi me ftesë të presidentit për konsultë për zhvillimet në vend diskutuam për këto tema edhe gjendjen me pandeminë, pra zhvillimet e reja dhe plotë tema të tjera. Është një takim një praktik që ndodhë kohë pas kohe... jo, jo nuk kemi pasur bisedë të tillë (rreth postit të presidentit)”, deklaroi Haradinaj.

Edhe pse në publik Haradinaj tha se nuk i diskutua për postin e presidentit, ndryshe mendon analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

“Takimet tashmë të shpeshta të presidentit Thaçi dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinaj ndërmjet tyre, kanë dy bëjnë me dy objektiva të cilat ata i konsiderojnë si shumë të rëndësishme në orvatjet e tyre për të mbijetuar në skenën politike kosovare apo për ta shpëtuar karrierën e vet në politik”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Haziri thotë se përmes planit të tyre sekret, Thaçi dhe Haradinaj synojnë ti realizojnë synimet e tyre.

“Objektivi i parë është Gjykata Speciale, e cila po i rri përballë sikur "lëkura e ujkut qengjit", dhe presidenti Thaçi që tashmë ka një aktakuzë të propozuar nga zyra e prokurorit të Gjykatës Speciale, dhe një e tilla ka shumë gjasa që do të ketë edhe për Haradinaj, andaj ata po koordinojnë veprime që përmes ndryshimeve të propozuara nga presidenti Thaçi, që synojnë të ri paraqesin ose riformulojnë mandatin e Gjykatës Speciale deri në zhbërjen e saj”, shton analisti Haziri.

Më tej, Haziri shton se Hashim Thaçi po e kërkon përkrahjen e Ramush Haradinajt.

“Në këtë presidenti Thaçi po kërkon mbështetjen e Haradinaj duke i garantuar atij edhe përkrahjen e PDK-së për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të vendit, e që është objektiv apo arsye e dytë e takimeve ndërmjet tyre. Edhe pse presidenti aktual Thaçi e di mirë se shanset e Haradinaj për tu zgjedhur president i vendit janë fare të vogla, për të mos thënë zero, pasi nuk ka as përkrahje të brendshme e as ndërkombëtare nga miqtë tanë, ai po e shtynë që ky i fundit të këmbëngulë në kërkesën e tij, e cila edhe mund të shkaktoj krizë politike në vend duke prodhuar edhe zgjedhje të parakohshme, me çka Thaçi llogarit se mund të përfitoj në kohë dhe do t'i shtyhet akoma konfirmimi i propozim aktakuzës nga ana Gjykata Speciale”, përfundon për gaztën “Bota sot”, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat