Thaçit po i ‘ngushtohet’ liria – çështje kohesh shkuarja në Hagë, ja kush e qiti në grackë për Gjykatën Speciale

Politika

Thaçit po i ‘ngushtohet’ liria – çështje kohesh shkuarja në Hagë, ja kush e qiti në grackë për Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh Më: 31 tetor 2020 Në ora: 11:10
Hashim Thaçi

Afati për konfirmimin ose hedhjen poshtë të aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale tashmë ka kaluar ku ishte e paraparë deri më 24 tetor të publikon vendimin e saj.

Mirëpo, edhe pse ka kaluar ky afat ligjor, sipas njohësve të çështjeve juridike, aktakuza mund të bëhet publike në seancën e parë ndaj tyre.

Megjithatë, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, pohon se Gjykata Speciale ka të drejtë të e mbaj fshehtësi aktakuzën nëse parash rrezik, derisa nuk i paraqet të akuzuarit para Gjykatës.

Ai shprehet i bindur se Thaçi tashmë e din mirë edhe ai se i është konfirmuar me shtesë aktakuza dhe se avokatët e tij janë të njoftuar.

“Tashmë është vetëm çështje kohe se kur do të shkoj Thaçi në Hagë”, tha Miftari.

“Posa të kalojnë zgjedhjet në Amerikë, do të fillon mbledhja e të akuzuarve dhe mundësi për ta zhbërë këtë Gjykatë më nuk ka me gjithë tentimet e Thaçit, kinse Gjykata Kushtetuese dhe sidomos loja që e ka bërë me kinse Dosjet dhe me sekserët e tij të quajtuar Rrufeja 1, 2, 3... Ai lojën e bën me të vetëquajturit OVL që në fakt janë vetëm instrument i Thaçit dhe PDK-së me disa bossa të tjerë politik”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se Gjykata Speciale është një etnike dhe e padrejtë për Kosovën, por shton se Thaçi ishte ai që i detyroi të votojnë deputetët për të.

“Tani kur e pa Thaçi se e kanë mashtruar miqtë e vet ndërkombëtar se ka kinse Thaçi “imunitet” nga Specialja, kur e hetoi se pos shokëve dhe ish shokëve të tij, edhe vet do të përfundonte nën llupen e kësaj Gjykate tentoi ta zhbëj dhe po tenton edhe sot ta pengoj atë. Mirëpo, paraprakisht kjo Gjykatë jo e drejtë i ka anashkaluar dhe ka hequr dorë në ndjekjen e 98% të krimeve të luftës që i ka bërë Serbia në Kosovë. Tani nëse do të heq dorë edhe nga akuzat kundër Hashim Thaçit do të hiqte dorë edhe në 2% të krimeve tjera të mundshme të luftës në Kosovë, pra Gjykata do ta shpërbënte veten”, thotë ai.

Ai e quan gënjeshtër thelbin e Speciales që kinse ka pas tregti me organet nga UÇK-ja.

Sipas tij, kjo është fallcifikim i lobimeve serbo-ruse që i shndërruan në Rezolutë Evropiane përmes deputetit Dick Martyt, i cili ishte i sponsorizuar nga serbo-rusët.

“Megjithatë, në atë kohë Hashim Thaçi mendonte se është i paprekshëm nga Gjykata dhe nuk e lejoi shteti tonë të reagoj fuqishëm duke menduar se në Hagë do të përfundojnë disa ish-shokët e tij të UÇK-së që sot i ka kundërshtar politik. Me pas ditë ai që do të akuzohet edhe vet, kurrë nuk do të pranonte apo lejonte të instalohet kjo Gjykatë një etnike në Kosovë”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat