“Zbulohet” gjithçka: Ja pse Haradinaj ka shtuar egon për postin e presidentit – lidhet me aktakuzat për Thaçin e Veselin

Politika

“Zbulohet” gjithçka: Ja pse Haradinaj ka shtuar egon për postin e presidentit – lidhet me aktakuzat për Thaçin e Veselin

Nga: N. H Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:28
Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Tash e disa muaj, partnerët e koalicionit qeverisës AAK dhe LDK, kanë pasë përplasje mes vete dhe zyrtarëve të tyre.

Krejt kjo po ndodhë për shkak të postit të presidentit.

Veprimtari i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në diasporë, Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se insistimi i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës për pozitën e presidentit, është dëshirë e pambulesë.

Bajraj është i mendimit se Haradinajt i mungon dija, afiniteti dhe vokacioni për ushtrimin e kësaj pozite.

Për veprimtarin e LDK-së kandidati për pozitën e presidentit në rastin më të mirë, do duhej të ishte kandidaturë e një konsensusi nacional.

Image
Fatmir Bajraj

“Insistimi i AAK-së për pozitën e Presidentit, dëshirë e pambulesë. Ramush Haradinajt, i mungon dija, afiniteti dhe vokacioni për ushtrimin e një funksioni shtetëror dhe reprezentativ siç është pozita e presidentit, funksion i cili presupozon edhe suportin dhe konsensusin politik-parlamentar si minimum të cilin së paku kishte presidenti aktual Thaçi. Haradinaj, posedon vetëm mundësinë teorike dhe dëshirën për t’u votuar president, dhe këtu dhe me kaq, përfundon “ëndrra” e tij egocentriste. Kandidati për pozitën e presidentit në rastin më të mirë, do duhej të ishte kandidaturë e një konsensusi nacional, përkatësisht qytetarë për çfarë nuk është rasti me vendin tonë, gjegjësisht më Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila nuk parasheh që i pari i vendit të zgjidhet me votë të lirë dhe të drejtpërdrejt të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por i njëjti duhet të zgjidhet nga Parlamenti i Republikës, pra nëpërmjet përfaqësuesve të sovranit”, ka thënë Bajraj.

Bajraj shpjegon me tej se solucion kushtetues i zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës, imponon një konsensus politik në Parlamentin e Republikës.

“Ky solucion kushtetues i zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës, imponon një konsensus politik në Parlamentin e Republikës, gjegjësisht një akordim të subjekteve politike parlamentare i cili garanton një votim të 2/3-ve të Parlamentit, dhe me një votë me tepër se 2/3-ve në raundin e tretë të votimit. Haradinaj, nuk plotëson asnjërin nga kriteret determinues për pozitën e presidentit, pra nuk ka konsensusin nacional-qytetarë dhe as atë parlamentar-politik në tempullin e demokracisë, në Parlamentin e Republikës”, shprehet me tej ai.

Ai konsideron se shtimi i egos së Haradinajt për postin e presidentit vije pas mundësisë së ngritjes së një aktakuze nga kjo Gjykatë me seli në Hagë për Thaçin e Veselin.

“Pse ky insistim i AAK-së dhe i Hardinajt. Bërja publike e projekt-aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nga ana e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale dhe mundësia e ngritjes së një aktakuze nga kjo Gjykatë me seli në Hagë, ka shtuar egon dhe ambicien e pambulesë të AAK-së dhe të Haradinaj për pozitën e presidentit, kërkesë e cila është, jo vetëm ireale dhe irracionale, por e njëjta, dëmton edhe raportet e AAK-së në Qeverinë Hoti dhe mbi të gjitha, dëmton proceset sensistive politike të vendit në kontekstin aktual në përballje me pandeminë COVID-19-të dhe dialogun Kosovë - Serbi në Bruksel dhe në Uashington”, tha ai.

Në fund, ai thekson se shtytje egocentriste e kreut të Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës për pozitën e Presidentit, shpërfaqet edhe përmes shantazhit që i bënë partnerit të koalicionit.

“Kjo shtytje egocentriste e Haradinajt për pozitën e Presidentit, shpërfaqet edhe përmes shantazhit që i bënë partnerit të koalicionit (LDK-së) dhe kryeministrit Hoti në të gjitha vendimet kapitale të kësaj Qeverie, duke përfshi gjëja; pakënaqësinë e Haradinaj në përfshirjen ‘joadekuate’ të AAK-së në tavolinën e dialogut me Serbinë dhe në luftimin ‘adekuat’ të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç është aksioni i Karaçevës për kazinotë dhe ligjshmërinë e aksionit të suksesshëm policor atje, deri tek vendimi i fundit i kryeministri Hoti për shuarjen e Task Forcës në policinë e Kosovës, si një mekanizëm duplifikues të Qeverisë së Kosovës e cila ishte ngritë me një vendim jo-kushtetues të Qeverisë së Kosovës në vitin 2010”, ka deklaruar veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat