A u frikësuan gjyqtarët përballë Sami Lushtakut?

Politika

A u frikësuan gjyqtarët përballë Sami Lushtakut?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 31 tetor 2020 Në ora: 16:49
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është dënuar me 2 mijë euro gjobë nga Gjykata pasi ka pranuar fajësinë për kanosje të avokatit Gazmend Halilaj.

Po ashku Lushtaku duhet t’i paguajë 30 euro shpenzime procedurale, ndërsa 50 euro për fondin për kompensimin të viktimave i dëmtuari Gazmend Halilaj udhëzohet në kontest civil, ndërsa palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese.

Dënimi ndaj Lushtakut vjen pasi që paraprakisht, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 28 tetor 2020, i njëjti e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të kanosjes.

Këtë veprim të tij, Lushtaku e kishte arsyetuar duke thënë se shkrimet e avokatit Gazmend Halilaj ndaj tij kanë qenë tepër të rënda dhe një gjë të tillë, siç kishte thënë, Halilaj e kishte bërë pasi që ka dashur të rregulloj imazhin e vet në rajonin e Drenicës.

Njohësit e çështjeve juridike vlerësojnë se urgjentisht nevojitet depolitizmi i gjyqësorit apo kapjes nga politika për procesin e Vettingut.

Haziri: Lushtaku “Zani Çaushi” i Drenicës

Analisti politik Nexhat Haziri ka thënë se rastin e Lushtakut, nuk mund ta quaj skandal, pasi sipas tij, skandalet nuk ndodhin në sistemet e drejtësisë që janë të kapura nga mafia politike.

Image
Nexhat Haziri

“Këto janë diçka normale, të njëjta me ato të shteteve me demokraci të dështuara si Venezuela e Maduros apo në Bjellorusinë e Llukashenkos. Prandaj nuk mund të kishin një dënim më ndryshe se sa që ishte ky për zotin Lushtaku cili identifikohet si i forti i politikës apo “Zani Çaushi” i Drenicës, e që në fakt së bashku edhe me dostat e tjerë të tij janë kapsit dhe kërcënuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, ky dënim për z. Lushtaku i shqiptuar nga Gjykata për kërcenim dhe kanosje ndaj avokatit Gazmend Halilaj, ku si rezultat i kësaj është tentuar edhe vrasja e tij, do të duhej që të shërbej si reflektim për qytetarët e Kosovës.

“Pra ky rast duhet që të shërbej si reflektim për qytetarët e Kosovës në drejtim të vetëdijesimit për rëndësinë që ka Gjykata Speciale për të vendosur drejtësi në këtë vend , ku shumica që janë në llupën e kësaj gjykate, janë po ata që kanë denigruar sistemin e drejtësisë në Kosovë, përmes kërcënimeve, shantazhimit, emërimeve të njerëzve të tyre që te këtë “drejtësi” vetëm aq sa do z. Lushtaku dhe dostat e tij”, ka thënë analisti politik Nexhat Haziri.

Burjani: S’ka gjyqësi të pavarur

Image
Blerim Burjani

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani ka thënë se zakonisht vendimet e gjykatës nuk komentohen se janë vendime të organeve të pavarura, pasi ajo çfarë është me rëndësi të ndodhë është urgjentisht depolitizmi i gjyqësorit apo kapjes nga politika për procesin e Vettingut.

Sipas tij, deri më tash ka pasur vendime për zyrtar të lart ose me gjobë ose alternativë me burg, ndërsa nuk ka dënime për zyrtar të shumtë që keqpërdorin shtetin dhe pozitiv për dhënie të posteve në mënyrë korruptive, apo zvarritje totale të nxjerrjes së vendimeve dhe lirimin nga fajësia.

“Pra në Kosovë gati është e pamundur që të flitet për gjyqësi të pavarur, pasi duhen kohë tjera për këtë temë dhe zhvillime tjera, nga kjo fushë. Po ashtu është për të ardhur keq, që nuk ka luftim të keqpërdorimeve të detyrës zyrtare, të cilat janë bërë rutinë e përditshme, duke filluar nga punësimi familjar, punësimi partiak, falje të posteve publike e gjithçka tjetër. Pra jo kompetenca e ka kapluar shtetin shumë keq, dhe nuk ka progres asnjë milimetër në një qeverisje normale për shtetin”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, qeverisja funksionale mbetët ende një ëndërr e shtetasve të Kosovës, përderisa partitë sundojnë përmes votës dhe kryejnë punët e tyre, dhe liderë apo partitë kanë prona e kompani, por fitime nuk ka.

“Kosova gjendet shumë larg në standardet e qeverisjes me botën. Dhe nëse pyesim pse, atëherë duhet ditur se kjo temë është e qytetarëve, sepse ata duhet të vlerësojnë për votimin dhe mënyrën se si shërbejnë këta njerëz për qytetarët, se deri më tash të gjithë janë në shërbim të partive”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

Smaka: Kanosja në përgjithësi është akt i inkriminuar

Image
Riza Smaka

Kurse njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka, ka thënë se kanosja në përgjithësi është akt i inkriminuar, dhe vlerësohet në secilin rast veç e veç kryesisht nga serioziteti dhe rrethanat konkrete.

“Në rastin konkret kanosësi është një person që mund të realizonte kanosjen, ndaj për aq edhe niveli seriozitetit të kanosjes së tij ka mund të vlerësohet i shkallës më të lartë e lidhur me të edhe sanksioni penal. Gjithsesi gjykata për secilin rast kriminal sipas diskrecionit vlerëson rrethanat lehtësues edhe rënduese. Gjithsesi dënimi me të holla të cilin disa gabimisht e quajnë, “gjobë" tradhtohet sanksion penal përkatësisht kundërvajtës nivelit të ultë”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat