Profesori nga Amerika flet për betimin e qeverisë Serbe, kërkon nga Kosova urgjentisht këtë gjë

Politika

Profesori nga Amerika flet për betimin e qeverisë Serbe, kërkon nga Kosova urgjentisht këtë gjë

Nga: M.H Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Qeveria e Serbisë ditë më parë bënë provokimin e radhës kundrejtë shtetit të Kosovës në parlamentin e Serbisë. Qeveria e re e Serbisë, e cila u votua kohës së fundit në krye me Ana Brnabiç, është zotuar që nuk do të heq dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo pos kësaj u betua për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë, kjo deklaratë ngjalli reagime të mëdha tek liderët politik të Kosovës.

Në lidhje me këtë temë, opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që me këtë betim të qeverisë së Serbisë duhet të merr fund dialogu mes dy shtetëve.

Sipas profesorit Serbia nuk po i përfillë as marrëveshjet e nënshkruara dhe njëkohësisht po vazhdon të provokoj e asnjëhere nuk po detyrohet të kërkoj falje për dëmet që I ka shkaktuar Kosovës.

“Serbia përmes dialogut po bënë diversion kundër Kosovës. Sipas këtij betimi të qeverisë se Serbisë ajo betohet dhe përkushtohet për ruajtjen e Kosovës brenda Serbisë. Kosova duhet të alarmoi Evropën dhe menjëherë te pezulloj dialogun me Serbinë sepse ajo nuk ka se çka kërkon më në dialog, nuk mund të arrihet marrëveshje gjithpërfshirëse me “Kosovën brenda Serbisë”. Dhe këtu merr fund çështja e dialogut. Gjatë gjithë këtyre viteve dialogu midis Kosovës dhe Serbisë nuk pati ndonjë përparim apo sukses pos disa marrëveshjëve të thata e të pavlera të cilat edhe ashtu Serbia nuk po i përfillë,por që gjatë dialogut ajo duke i parë liderët tanë në negociata të papërgatitur,të padijshëm,gjymeza siç thotë populli,jo që nuk e kushtëzuan Serbinë me asgjë, as bile me kërkim falje për gjenocidin, krimet dhe masakrat e kryera në Kosovë, as për të pagjeturit,as për të përdhunuarat të nënave, bijave, motrave tona, Serbia nuk e njohi Republikën e Kosovës si shtet të pavarur”, u shpreh Maxharraj.

Më tej, profesori përmend deklarimin e shqiptarit nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberit I cili ia numëroi të gjitha Serbisë duke iu drejtuar politikanëve tonë që të njejtën nuk kanë mundur ta bëjnë ata as edhe në tavolinin e dialogut.

Maxharraj këtë betim e quan turp të shtetit të Serbisë dhe skandal të tyre ndaj popullit të Kosovës.

Image
Binak Maxharraj

“Në këtë Parlament ndodhi diçka e jashtëzakonshme diçka e tmershme,diçka që e dridhi Parlamentin dhe krejt Serbinë, ndodhi diçka çfarë së kishte bërë askush nga shqiptaret as nga Kosova,as nga Shqipëria e as nga Maqedonia,por e bëri këtë shqiptari dhe patrioti i madhë Shaip Kamberi nga Lugina e Preshevës i cili hapur pa kurrfarë frike e akuzoi Serbinë për të gjitha krimet, masakrat dhe gjenocidin që Serbia e ka bërë në Bosnjë dhe Kosovë,për te cilat hapur kërkoi përgjegjësin para krejt botës,kurse këta tanët as në dialog nuk guxonin tëia pëmendin. Se sa është Serbia ekstreme në rrafshin e nacionalizmit dhe urrejtjës ndaj shqiptarve e tregon edhe fakti i mbajtjës së mbledhjës konstituive te Qeverisë së Serbisë në të cilën u rizgjodhë për Kryeministre Ana Bërnabiç pa asnjë ministër nga komunitetet tjera.Por,ajo se çfarë befasoi për te keq ishte fakti i mënyrës së betimit të ministrave e cila u betua për besnikri ndaj Republikës totalitare të Serbisë në përgjegjësin dhe përkushtim të plotë në ruajtjën e Kosovës brenda kornizave te Serbisë,e cila është e parapar edhe me kushtetutë. Ky betim skandaloz i cili u bë për herë të parë në qeverinë e Serbisë nuk është provokim por është thjeshtë qëndrim i Serbisë se kurr nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ky është betimi i antarëve të qeverisë së Serbisë, ky është turpi i tyre, ky është mjerimi i këtij populli nëpër të cilin po kalon,kjo është urrejtja patologjike ndaj shqiptareve dhe vetë Kosovës”, tha profesori.

Maxharraj në fund shprehët që Kosova duhet urgjentisht të ndërmarrë masa në lidhje me këtë betim, të informoj Evropën që të ndërprejë dialogun.

Sipas profesorit Serbia nuk do ta njoh shtetin e Kosovës derisa në krye janë njerëzit e Millosheviqit dhe Sheshelit mirëpo pavarësisht kësaj shteti ynë duhet të pezulloj dialogun derisa Serbia të na njeh si shtet.

“Hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë është së urgjentishtë, pa ndonjë hamendje ta pezulloi dhe ta ndërpresë këtë dialog të pakuptimët më Serbinë, të I’a bën me dije Evropës për ndërprerjen e dialologut, por edhe krejt botës e në veçanti SHBA-së për këtë floskulë politike të Serbisë. Në rast se Kosova edhe pas këtij qëndrimi dhe veprimi makaber të betimit në Parlament se nuk e lëshonë Serbia Kosovën për se gjalli atëhere qeveria e neveritshme duhet të shkojë në shtepi, ose të ndiqet zvarrë jashtë ndërtesës së Qeverisë. Pra, dialogu duhet të ndërpritet sepse më këtë provokim dhe qëndrim të Serbisë dialogu e ka humbur kuptimin dhe Kosova mos të mashtrohet, mos të sheh ëndërr se Serbia do ta njeh. Kjo nuk do të ndodhë përderisa “këlyshët” e Millosheviqit të jenë në pushtet në Serbi, kjo nuk do të ndodhë derisa Serbia të demokratizohet, derisa Serbia të çkapët nga totalirizmi despotik i saj në krye me çetnikët e Mollosheviqit dhe të Sheshelit. Kur mundi Serbia që për një takes e cila nuk ishte problemi të pezulloj njëanshëm dialogun me Kosovë për gati dy vite, pse të mos e bënë edhe Kosova tani kur Serbia thotë dhe provokon me qëndrime të tilla kundër Kosovës dhe pavarësisë se saj”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat