“Deklarata e Bërnabiq për Kosovën, njëjtë si e Millosheviqit”

Politika

“Deklarata e Bërnabiq për Kosovën, njëjtë si e Millosheviqit”

Nga: A.Z Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 13:27
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq e cila disa ditë më parë u emërua edhe njëherë kryeministre me 227 vota për dhe pesë kundër, e ka përmendur edhe Kosovën në momentin kur është bërë betimi para parlamentit.

Kryeministrja serbe gjatë betimit u zotua se do ta ruaj, siç e quan ajo, “Kosovën Metohi”.

“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë ajo.

Në lidhje me këtë ka pasur edhe disa reagime, ndërsa njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo deklaratë nuk është diçka e re, këtë politikë Serbe e konsideron të ngjashme me atë në kohën e Millosheviçit.

“Deklaratat e përfaqësuesve qeveritar të Serbisë, si edhe betimi i Kryeministrës Bernabic, nuk janë diçka e re dhe aq më pak befasuese dhe të papritshme. Për fat të keq, Serbia dhe politika zyrtare e sajë, nuk jepë asnjë element ndryshimi nga koha e Millosheviçit, madje edhe përbërja e elitave politike në Serbi, është e njëjta me atëherë”, theksoi Duhanaj.

Ai shprehet tutje se Serbia nuk është distancuar nga rruga krimit, pavarësisht gjenocidit të bërë në shtetet tjera.

“Ajo çfarë për mendimin tim është shqetësuese, janë dy çështje: Nën 1. Se edhe përkundër gjenocidit të bërë nga kjo kategori e politikanëve duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina e për të përfunduar në Kosovë, populli serb, nuk është distancuar nga rruga e krimit”, tha ai.

Duhanaj mendon se Serbia duhet të bllokohet përfundimisht deri sa të përballet me realitetin.

“Dhe, Nën 2. Se si bota demokratike, po bën përpjekje t'i amnistoj po që te njëjtit politikan, po të njëjtën politikë gjenocidale, në emër të një "demokracie" apo në emër të interesave të veçanta politike për një të ardhme integruese e cila në ketë formë, nuk e meriton as t'i hapet perspektiva. Serbia duhet të bllokohet përfundimisht deri sa të përballet me realitetin, ose Europa le të heqë dorë publikisht nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar, sepse bashkë, nuk mund të shkojnë”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat