Njohësi i çështjeve juridike i reagon Josep Borrellit për Gjykatën Speciale

Politika

Njohësi i çështjeve juridike i reagon Josep Borrellit për Gjykatën Speciale

Nga: D.B. Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Josep Borrelli

Ndonëse përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dorëzuar komente për mandatin e Speciales në Tribunalin Special, megjithatë në dokumentin e publikuar, Borell thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk është konsultuar me shefin e EULEX-it para parashtrimit të kërkesës ashtu siç e thotë ligji. Ai ka thënë se kjo kërkesë është e papranueshme duke përmendur edhe arsyet pse.

E në lidhje me këtë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani ka thënë për gazetën “Bota sot”, se këtë veprim nuk ka të drejt ta bën Borelo, sepse kjo është çështje e drejtësisë.

Image
Blerim Burjani

“Kjo çështje dhe tema e Gjykatës Speciale nuk është temë trajtimi i politikës ditore, por është temë ndërshtetërore që ka marrë Kosova dhe BE- për këtë gjykate, nga kjo gjykatë nuk mund të kërkohet kjo çështje, pra duhet len politikën dhe duhet len gjykatën të kryej punën e saj sipas mandatit të dhënë. Tema e zgjatjes së mandatit të kësaj gjykate është e përcaktuar në Marrëveshjen Ndërkombëtare BE -Kosovë dhe duhet të pajtohen të gjithë palët për këtë çështje tentativa për politizim nuk është e pranueshme prej cilës do palë zgjatja e mandatit është teknike e jo politike”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat