“Kjo ishte banda nën urdhrat e Thaçit” – Ja kush qëndron prapa vrasjes së Haki Imerit dhe anëtarëve të LDK-së

Politika

“Kjo ishte banda nën urdhrat e Thaçit” – Ja kush qëndron prapa vrasjes së Haki Imerit dhe anëtarëve të LDK-së

Nga: P.R Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 19:19
Hashim Thaçi dhe Haki Imeri

“Vrasja e Mësuesit ! 21 vite më parë, me datën 2 nëntor 1999, vritet Haki Imeri. Asnjë vrasje e kësaj natyre nuk ka mundur të ndodhë në rajonin e Drenicës, pa dijeninë ("ndoshta edhe urdhrin") e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve #DREJTESIPERMESUESIN”, kështu ka shkruar gjatë ditës së një reagim të tij analisti politik Nexhat Haziri, derisa ka përkujtuar anëtarin e LDK-së, Haki Imerin në përvjetorin e 21-të të vrasjes së tij.

Por, Haziri nuk është ndalur më kaq. Ai në një prononcim për “Bota sot” ka folur edhe më shumë për vrasjen e Haki Imerit, e cila ndodhi menjëherë pas lufte në Kosovë.

Image
Nexhat Haziri

“Sa i përket këtij shënimi që e kam bërë në llogarinë time të rrjetit social, nuk është diçka që unë zbulova “ujin e nxehtë”, për arsye se në kohën e vrasjes së Haki Imerit, në muajt e parë të çlirimit të Kosovës, bandat që vetëquheshin si “çlirimtarët” e Kosovës përmes terrorit kërkon të krijojë frikë dhe pasiguri për secilin që mendonte ndryshe nga të ashtuquajturit pushteti i QPK-së të Hashim Thaçit por edhe pushteteve lokale që ishin të vendosura përmes “kallashnikovit” nëpër komunat e Kosovës”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Më tej, analisti Haziri ka shtuar se gjitha këto ”banda” ishin nën urdhrat e Hashim Thaçit.

“Pra këto banda ishin nën urdhrat e ish-SHP të UÇK-së, që u konvertuan në të ashtuquajturën QPK me kryeministër Hashim Thaçin dhe ishin pjesë e Organizatës kriminale të nëntokës të quajtur SHIK që drejtohej nga Kadri Veseli. Pra qëllimi i tyre ishte që përmes vrasjeve, kërcënimeve, frikësimit të vendosnin një pushtet absolut në Kosovë, duke e dobësuar kundërshtarin politik, LDK-në, ku si pasoj e kësaj fushatë terrori pasuan edhe vrasje të tjera si ajo e Xhamajl Mustafës, Shaban Manajt, e të tjerëve”, shprehet Nexhat Haziri.

Për fund, ai ka treguar se kush qëndron prapa vrasjes së Haki Imert dhe anëtarëve të tjerë të LDK-së.

“Dhe unë mendoj se pas vrasjeve të tillë si kjo e mësuesit Haki Imerit dhe personaliteteve të tjera të LDK-së qëndrojnë ish-hierarkia e SHT të UÇK-së përmes SHIK-ut, që ishte nëntoka kriminale dhe jam i bindur se këto raste do të trajtohen në Gjykatën Speciale dhe janë pjesë e propozim aktakuzave që është ngritur nga ana e zyrës së prokurorit të Gjykatës Speciale për Thaçin dhe Veselin”, ka përfunduar për “Bota sot” analisti politik, Nexhat Haziri.

Kujtojmë se gjatë ditës, në një postim të publikuar në Facebook, vëllai i Haki Imerit, veprimtarit të LDK-së të vrarë 21 vite më parë, Shuquri Imeri ka kërkuar nga Gjykata Speciale që këtë krim dhe krimet tjera t’i zbardhë. Të njëjtën kërkesë e ka drejtuar edhe djali i Haki Imerit, i cili ka thënë se Gjykata Speciale është e vetmja shpresë për zbardhjen e vrasjes së babait të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat