Çanta e Skendës

Politika

Çanta e Skendës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 nëntor 2020 Në ora: 20:44
Skender Hyseni

U bë lajmi i ditës së sotme çanta e vjedhur në Bruksel. Ndonëse u tha se në atë çantë kishte dokumente sekrete të bisedimeve Kosovë -Serbi, pasi çanta i përkiste delegacionit të Kosovës, këtë e mohoi vet koordinatori Skënder Hyseni.

Skenda e quajti këtë si “spekulim i pakripë”, duke hedhur poshtë pretendimet se në atë çantë kishte dokumente sekrete, përveç se aty kishte para personale të njërit anëtar të delegacionit. Derisa nuk mund të konfirmojmë të kundërtën, duhet të marrim si të mirëqenë se në atë çantë kishte vetëm para dhe ca gjëra personale të njërit anëtar të delegacionit, i cili edhe vet deklaroi se çanta i përkiste atij, dhe se aty kishte ca të holla personale.

Megjithatë ka diçka të pakuptueshme, dhe që ngreh dyshimet për vërtetësinë e deklaratave të Skënder Hysenit, meqenëse në atë çantë paska pasur gjëra personale, dhe jo dokumente sekrete, përse ky rast u mbajt sekret, pse nuk u informuar publiku me kohë; pse është dashur që mediat të zbulojnë këtë rast, pas ca muajve të ndodhjes së këtij rasti???.

Të gjitha këto, ngrenë dyshimet se në atë çantë ka pasur edhe dokumente sekrete, dhe jo vetëm para, ndryshe s’ka pasur arsye që të mbahet i fshehur ky rast.

Po të kishte shtet normal, që gjënuk e kemi, nga ky rast dikush do të jepte llogari, për fshehje të një vjedhje që i ka ndodhur delegacionit zyrtar.

Këta që janë në gjendje të fshehin qoftë edhe vjedhjen e një çante, paramendo për gjëra më të më dha çfarë janë në gjendje të bëjnë. Besimi në delegacionin e Kosovës në Bruksel, asnjëherë thuaje nuk ka gëzuar mbështetje të madhe, pas këtij rasti sigurisht se besimi do të bie akoma edhe më shumë. Një delegacion që fsheh vjedhjen e një çante, s’mund të jetë transparente për tema më delikate, qoftë ajo edhe e ndarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat