Mehmeti me fjalë të rënda për Hashim Thaçin

Politika

Mehmeti me fjalë të rënda për Hashim Thaçin

Nga: P.R Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 21:02
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur të pakuptimtë dhe të dështuar dialogun me Serbinë̈.

Madje ai ka thënë se në rrethanat aktuale, ky dialog i shërben vetëm Serbisë.

“Ky dialog ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe është në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, është shprehur Thaçi.

Por, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti e ka quajtur Thaçin njeri të pabesë.

Image
Faton Mehmeti

“Sa ironike ! Njeriu që ka nisur këto bisedime, dhe derisa vet ishte në udhëheqje të saj i quante të suksesshme, tani që Hoti i udhëheq i quan të dëshiruar. Por, asgjë për tu habitur, ky është Hashim Thaçi, njeri i pabesë që ndryshon fjalët sipas interesave të veta”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, qysh në fillim dialogu Kosovë-Serbi ka nisur mbrapsht nga Hashim Thaçi.

“Dialogu me Serbinë është dështim, sepse Thaçi i ka nisur mbrapsht, ato bisedime kanë degradu në interesin person të një njeriu. Hoti edhe po të dëshiron s’mund të përmbyll me sukses diçka që është nisur mbrapsht, pikërisht nga njeriu që me pafytyrësi akuzon indirekt dike për dështim. Turpi dhe Thaçi janë një”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat