Smaka: Formimi i Asociacionit të komunave serbe, debakli më i madh i klasës politike

Politika

Smaka: Formimi i Asociacionit të komunave serbe, debakli më i madh i klasës politike

Nga: A.Morina Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 15:03
Foto Ilustrim

Njëra ndër çështjet me të rëndësishme njëkohësisht edhe më të ndjeshme, me të cilën po përballen institucionet e Kosovës është trysnia për formimin e Asocicionit të komunave me shumicë serbe. 

Ditë më parë edhe Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump, Richard Grenell, kërkoi ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, në mënyrë që të krijohet Asociacioni i komunave serbe në Kosovë. 

Shumë persona e kundërshtuan idenë për ndërrimin e kushtetutës, po ashtu edhe refuzuan për formimin e asociacionit. 

Njohës i çështjeve kushtetuese dhe profesori. Riza Smaka në një prononcim për “Bota sot” tha se nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe formohet konform Kushtetutës së Kosovës, nuk ka nevojë për modifikimin e saj, 

“Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë e sikundër autoritetet serbe e quajnë " Asociacioni i komunave serbe në Kosovë" për aq sa do të formohej konform me Kushtetutën e Republikës së Kosovës që do të thotë pa autorizime ekzekutive, nuk do të implikonte amendamentimin as modifikimin e kushtetutës në fjalë”, deklaroi Smaka. 

Ai tutje, shtoi së nëse ndodh formimi I këtij asociacioni atëherë, Kosova do të shndërrohej nga shteti unitar në shtet të përbërë dhe jofunksional, që më tutje mund të dërgoj në ndarjen e Kosovës. 

“Po qe se do të arrihej marrëveshje politike për formimin e Asociacionit te komunave me shumicë serbe në Kosovë apo edhe më keq të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, do të implikohej modifikimi paraprakë i Kushtetutës duke e shndërruar Kosovën nga shteti unitar në shtet të përbërë e për aq edhe me jofunksional dhe problematik me premisa reale për ndarje të Kosovës apo së pakut për krijimin e Kosovës binacionale në vend të shtetit të qytetarëve të barabartë”, nënvizoi Smaka. 

Profesori e konsideroi gabim të pafalshëm nënshkrimin e marrëveshjes për asociacion, pasi sipas tij, kjo ka hapur orekset serbe për transformimin e Kosovës. 

“Gabim të rëndë e të pafalshëm kanë bërë përfaqësuesit e vendit tonë kur e kanë nënshkruar marrëveshjen për këtë asociacion dhe në atë mënyrë kanë hapur orekse serbe megalomane për transformimin e Kosovës nga shteti unitar civil në shtet të përbërë dy etnik përkatësisht dy nacional”, tha Smaka. 

Në fund, ai u shpreh se formimi i asociacionit të komunave serbe në Kosovë do të jetë debakli më i madh i klasës politike të Kosovës.  

“Formimi i Asociacionit te komunave me shumicë serbe në Kosovë edhe më keq i Asociacionit te komunave serbe në Kosovë me funksione ekzekutive do te ishte debakli i radhës i klasës politike të Kosovës dhe grushti ndër më të rëndit kundër shtetësisë se saj! Z. Thaci, Presidenti i Republikës së Kosovës në këtë drejtim ditë më parë ka dhënë një deklaratë adekuate dhe të dinjitetshme për përfillje nga ekzekutivi që e përfaqëson vendin në negociata kosovare – serbe”, përfundoi Smaka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat