Klasës politike i ka humbur kuptimi i politikës parimore

Politika

Klasës politike i ka humbur kuptimi i politikës parimore

Nga: D.B. Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 17:00
Objekti i Qeverisë

Kjo klasë politike nuk i takojnë politikës së kohës moderne, pasi tek ne të gjitha ambiciet e sëmura për pushtet kanë marr krah. Madje kemi njerëz të cilët dinë çka donë, dhe dëshirojnë ta zhvillojnë vendin e tyre.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se askush nga ta nuk po e respekton ligjin, diplomacinë dhe standardet.

Sipas tij, askush nga kjo klasë politike nuk merret me kontestet globale gjeostrategjike, madje ka humbur edhe kuptimi i politikës parimore.

Image
Skender Mulliqi

“Kështu ndodhi deri me sot, pasi egoizmi, koncepti autoritar politikë në emër të demokracisë, mashtrimet dhe mjegullimet jashtë institucionale janë bërë model i politikës . Kemi mbetur të gjuajtur pas shpine si substancë varfërie, shoqërie dhe kulture. Kjo pandjeshmëri, pa vizoni ynë edhe si kolektivitet po ju mundëson të na sundojnë. Ku ka mundësi një shtet të funksionon mirë, kur i gjithë mekanizmi shtetëror ka defekte të mëdha? Në vend që të merren në përgjegjësi të gjithë ata që abuzuan më të mirat materiale dhe abuzuan edhe më lirinë tonë, ne ju kemi nënshtruar busullës virtuale të luftës , e cila dihet se çka prodhon. Pra dihet se nuk prodhon asgjë sepse ky është realiteti ynë. Gjithçka matet përmes arshinëve financiare”, ka thënë Mulliqi

Ai ka thënë se dinamikat sociale u shpartalluan duke e sjell gjendjen e mjerueshme materiale e shpirtërore.

“Dështimet politike në planin e jashtëm janë edhe më të mëdha, ku më se keqi na ndodhi ne bisedimet me Serbinë. U firmosen marrëveshje te dëmshme, duke e faktorizuar kështu palën serbe në bisedime. Nuk u shtri kurrë sovraniteti në veri, dhe as nuk u shpërbën strukturat paralelele kriminale serbe. Deklarata me e fundit e presidentit ,Thaçi se “Ky dialog ka vetëm një kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë, përndryshe, është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe është në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”. Kurse, Isa Mustafa ka thënë se “Me sjelljet e Serbisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin”. Këto deklarime të tyre bien ndesh katërçipërisht me deklaratat e deritashme , si nga ana e Thaçit ,edhe nga ana, Isa Mustafës. Fusnota në përfaqësimet rajonale të Kosovës, nënshkrimi i Demarkacionit me Mal te Zi, dhe Asociacionit më disa kompetenca vendimmarrëse nga presidenti Thaçi dhe Mustafa, janë barre e rëndë për Kosovën”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, tash kur këto marrëveshje kanë marrë karakter ndërkombëtar, nuk e di sa do te janë të vlefshme dy deklarimet e fundit të tyre lidhur më dialogimin që po hyn në finalen e madhe .

“Këtë është dashur atëherë ta mendojnë mirë Thaçi edhe Mustafa .Punën në veri të Kosovës, po e vështirëson mos shuarja e strukturave paralele kriminale serbe të dirigjuara nga politika e Beogradit zyrtar. Sovraniteti në këtë pjesë të vendit, kurrë deri më sot nuk u shtri në plotësi nga organet tona të shtetit. Madje, atje po popullzohet pa kontroll veriu më serbë duke u ngritur , Lagjja e Diellit, më donacione të Serbisë”, ka thënë analisti politik Skender Mullqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat